Page 198 - Demo
P. 198


                                    në këtë kohë po bëheshin gjithnjë e më të ashpra. Një pjesë e mirë e këtyre këngëve u kushtohen figurave historike të kohës, si Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli etj.Mic Sokoli ban me dorë,More shokë s’ po muj me folë,Se m’ka ra do gjak në gojë,Gjak në gojë e gjak në bark,Shtatë martina i kam n’ shtatKëngët historike për shpalljen e pavarësisëShpallja e pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar ishin akte të një rëndësie të madhe për kombin tonë. Për këtë ngjarje është kënduar shumë në Labërinë e Vlorës, ose në Labërinë e Himarës, në Labërinë e Gjirokastrës, në Tepelenë, Mallakastër etj. Këngë kushtuar ngjarjes historike të vitit 1912 i gjejmë edhe në Lezhë, Dibër e Kosovë. Një këngë tjetër mbi këtë ngjarje, refreni i së cilës njihet nga të gjithë është:O Qemal kur të përzunëKur desh të të zij’ TurqiaDhe një çikë prá të zunë;Erdh e të mori gjemia1,Brënda në Paris të shpunë,Atje ku ish katimia.Seç u ngrit krali në gjunjë,Mbretëresha dhe e bia.”Cili je ti, more burrë,Që kërkon vulat e mia?”“Unë jam Smail Qemali,Prapa më vjen historia.”Të shtatë vulat ja dhanë ,Po do mos dojë Turqia.“Do dojë, se s’është punë,Është e jona Shqipëria!“Figura e Skënderbeut në këngët historike Këngët për Skënderbeun kanë qenë të përhapura në të gjithë vendin. Sipas kronikanit latin Sabeliko dhe veprës së Marin Barletit, Skënderbeu u bë personazh i këngës popullore qëkur ishte gjallë. Sot, me sa duket, këto këngë janë ruajtur më mirë në trevën malore të së ashtuquajturës “krahinë e Skënderbeut” (midis Drinit dhe Fanit nga njëra anë, Adriatikut dhe Shkumbinit, nga ana tjetër).I pari që nisi mbledhjen dhe botimin e vargjeve popullore kushtuar figurës së Skënderbeut është Jeronim De Rada, i cili botoi në vitin 1866 veprën “Rapsodi të një poeme arbëreshe”. Mendohet se këto poezi janë krijuar në shekullin XV. Në këngët arbëreshe, figura e Skënderbeut paraqitet në planin ushtarak dhe personal, e mbështjellë me patosin e së madhërishmes.Në rapsodinë arbëreshe me titull “Skënderbeu dhe vdekja”, të botuar nga De Rada, spikat ndjenja e lartë e përgjegjësisë, së bashku me kujdesin e heroit për të ardhmen e atdheut. Në çastet e fundit të jetës, ai e porosit të birin që t’ia lidhë kalin atje te një pemë buzë detit dhe mbi kalë të shpalosë flamurin, në mes të vendosë shpatën e të atit.1Anije; barkë e madhe me vela.196
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202