Page 199 - Demo
P. 199


                                    Kur të vinin turqit, do të hingëllinte kali, do të vringëllinte shpata dhe armiku do të tmerrohej duke kujtuar se është vetë Skënderbeu.Atje mu në breg të detit,Atje është qiparia’I hijshëm dhe hijerëndë,Atje lidh kalin tim.Mbi kalin ervet detitShpalos bir flamurin timE aty në mes flamurit,Lidhe, lëre, shpatën time.Kur të fryjë er’ e fortë,Kali im do t’ingëllijë,Edhe flamuri do t’përhapet,Edhe shpata tingëllon.Tej nga qiparisi hijerëndëTurku i dëgjon dhe i tremburDo t’kujtojë dhe ai vdekjenQë fle n’jataganin tim,S’do t’ju ndjekë nga të veni.(Skënderbeu dhe vdekja, Rapsodi të një poeme arbëreshe)Skënderbeut i është kënduar edhe gjatë shekujve të mëvonshëm. Cikle të shumta poetike popullore për këtë figurë u krijuan gjatë Rilindjes Kombëtare. Këngët e krijuara gjatë Rilindjes dhe më vonë janë të një tipologjie tjetër nga ato që mblodhi dhe botoi De Rada. Ato kanë një karakter më përgjithësues dhe më hiperbolizues.Ra një vesë e, moj, vesoi dhenë,ti moj zoge, moj, ku ke qenë?Mu në Krujë, moj, un’ kam qenë,e kam parë, moj, Skënderbenë.O Skënder, Skënderbej trimi,shpata jote turqit grini.Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbetet figurë qendrore në kujtesën historike dhe artistike shqiptare, duke qenë se ai luajti një rol të madh në një çast shumë të rëndësishëm, ku kërcënoheshin etnia shqiptare dhe qytetërimi perëndimor.S T U D I M T E K S T I  Kuptojmë tekstin1. Ç’vend zënë këngët historike në folklorin tonë? Cilat këngë bëjnë pjesë në këtë grupim të krijimeve të folklorit? Vendi që zënë _____________________________________________________Këngët që bëjnë pjesë _______________________________________________2. Cila ka qenë ecuria e këngëve historike gjatë periudhave të ndryshme? 197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203