Page 20 - Demo
P. 20


                                    gjuhësor) këto ndahen në prozë dhe poezi. Pavarësisht se fjalët e urta dhe gjëegjëzat paraqiten si krijime të ndërmjetme, në thelb kanë dy nga tiparet themelore të prozës popullore: karakterin tregimtar dhe mungesën e shoqërimit muzikor. Jeta e tyre folklorike realizohet në kontekste të caktuara, gjatë bisedave a situatave të ndryshme.Pikërisht prej kësaj mënyre funksionimi: gjatë bisedave, proverbat dhe gjëegjëzatnë thelb janë rrëfime dhe plotësojnë po ato funksione të prozës popullore. Për funksionimin e tyre, ato kanë të domosdoshëm një mjedis specifik, duke qenë se nuk mund të praktikohen thjesht për “vete”. Një numër anekdotash e fabulash afrohen së tepërmi me fjalët e urta. Klasifikimin e krijimeve të ndërmjetme, studiuesit e bëjnë mbi bazën e analizës të veçorive e të karakteristikave themelore, duke parë se nga anon thelbi i krijimit folklorik. Secila nga llojet e përmendura më sipër ndahet edhe më tej.Përrallat ndahen në bazë të veprimit në to të së jashtëzakonshmes (si fantastike, gjasë apo mundësi), në përralla fantastike, novelistike, humoristike dhe fabula. Më tej bëhet ndarja sipas elementeve të tjera, p.sh.: motiveve etj.Poezia popullore dhe ndarjet e sajNë folkloristikën shqiptare poezia popullore ka tri nënndarje të mëdha, nisur nga natyra e shprehjes së mendimit apo ndjenjave: epike, lirike, epiko-lirike dhe lirikoepike. Epika ndahet në këngë heroike legjendare dhe këngë historike. Mbas veçimit si objekt më vete të baladës, epika legjendare ndahet në: këngë mitologjike, këngë heroike parahistorike, këngë heroike me shtresime historike.gjinia natyra e shprehjes së mendimit dhe të ndjenjësepika rrëfimtare apo tregimtarelirika pasqyrimi i botës së brendshme shpirtërore, ndjenjave e përjetimeve intimeepiko-lirikaliriko-epikanatyra rrëfimtare mbizotëron pasqyrimin e ndjenjave të brendshme lirikembizotëron ndjenja e brendshme lirike mbi elementet e natyrës rrëfimtare1. Krijime folklorike epike. Krijimet epike kanë si karakteristikë frymën heroike, forcën, të madhërishmen. Në to bëhet rrëfimi objektiv i ngjarjeve të ndryshme në mënyrë të shtruar dhe me forcë të brendshme, që duken apo paraqiten si të shprehura nga një i jashtëm (si së jashtmi). Gjithashtu ato kanë personazhe të individualizuara shumë qartë. Rrëfimi i fabulës së mirëfilltë (i subjektit) ose përshkrimi realizohen përgjithësisht në vetën e tretë, por edhe në vetën e dytë. Kjo i bën të dallueshme nga baladat, në të cilat pjesa rrëfimtare më së shumti jepet në vetën e parë. Rrëfimi është epik edhe në ato raste kur bën fjalë për ngjarje të natyrës lirike (p.sh.: Vajtimi i Ajkunës). Krijimet epike kanë edhe dallime mes tyre: disa kanë karakter legjendar, disa pasqyrojnë ndërgjegjen historike. Grupi i parë karakterizohet nga trillimi dhe fantazia artistike, legjendarizimi, poetika mitike, përrallore, fantastike; grupi i dytë trajton njeriun në jetën e përditshme, vetëdijen e tij historike. Këngët e epikës popullore grupohen në dy lloje të veçanta: epika legjendare dhe epika historike. Krijimet e epikës legjendare grupohen sipas temave të trajtuara; krijimet e epikës historike grupohen sipas rendit kronologjik dhe sipas temave.2. Krijimet folklorike lirike. Krijimet lirike kanë karakter subjektiv. Nëpërmjet tyre shprehen ndjenjat dhe përjetimet në çaste gëzimi dhe hidhërimi, dashuria, urrejtja, miqësia etj. Lirika zhvillohet me kalimin e viteve, çka e dëshmon më së miri larmia e llojeve dhe e nënllojeve të saj. Krijimet lirike dallohen nga funksionet, tematikat, 18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24