Page 200 - Demo
P. 200
3. Përmendni ngjarjet kryesore, të cilave u kushtohen këngët historike dhe figurat e tyre protagoniste. Figura Ngjarje historike____________________________ ______________________________________________________ ______________________________________________________ __________________________4. Veçoni figurën historike dhe ngjarjen historike më të trajtuar në këto këngë.5. Cila është krahina ku janë ruajtur më mirë këngët kushtuar figurës së Skënderbeut?6. Cili është autori i parë që nisi mbledhjen dhe botimin e vargjeve popullore kushtuar figurës së Skënderbeut?7. Përveç funksionit estetik, ç’funksion tjetër kanë këngët historike?8. Cila janë karakteristikat kryesore të këngëve historike?Analizë nëpërmjet shembujve9. Dalloni elemente të folklorit në vargjet e mëposhtme. Si paraqitet figura e Skënderbeut në këngët tona historike të periudhave të ndryshme?Lavd, o Gjergj, o Skënderbe dragoi,krahu yt çdo ditë-o u forcoftë,lavdit yt-o brez mbas brezi u kndoftë!10. Me cilën ngjarje historike lidhet kënga e mëposhtme? Cilat detaje e lidhin me këtë ngjarje të rëndësishme historike?Në Prishtinë sulltani ka ndalueAty ishte trimi, Milush KopiliqiTi qi je or Milush KopiliqiA don armët ti me i dorëzue,Ja Kosovën krejt kam me farue?Thotë Milushi,-qysh po më thoni, vllazën?Kjo Kosovë, Murat, vdekjen ta ban dasëm!Fjala dhe kuptimi i saj11. Ç’efekt krijon përdorimi i fjalëve vesë dhe vesoi në të njëjtin varg? Shpjego kuptimin e fjalës vesoi. Me cilat mjete realizohet ritmi në këtë këngë? Ra një vesë e, moj, vesoi dhenë,ti moj zoge, moj, ku ke qenë?Mu në Krujë, moj, un’ kam qenë,e kam parë, moj, Skënderbenë.O Skënder, Skënderbej trimi,shpata jote turqit grini.Efekti: ______________Kuptimi i fjalës \Elementet që ndërtojnë ritmin: _____________________________________________ 12. Ç’rol luan fjalia pyetëse në vargun: “ti moj zoge, moj, ku ke qenë?\on ka? Shpjegoni rolin e toponimit të përdorur në këngë.Roli i fjalisë pyetëse: _____________________________________Funksioni i përsëritjes: ____________________________________Roli i toponimit: _________________________________________198

