Page 201 - Demo
P. 201
Reflektim dhe vlerësim dijesh13. Në ç’mënyrë bëhet dëshmuese e historisë kënga? Referojuni ndonjë kënge konkrete dhe argumentoni përgjigjen tuaj.14. A mund të pranohen tërësisht si fakte historike këto këngë? 15. Shpjegoni përse themi që epika historike mbetet thjesht një material plotësues i dëshmive historike?16. Shpjegoni përse cikli i këngëve për betejën e Kosovës është emërtuar shpesh si cikël “historik legjendar”?17. Ku ndryshojnë këngët historike nga këngët legjendare?Këngët historike Këngët legjendare 18. Krahasoni këngët historike me ato legjendare, për të dalluar të përbashkëtat dhe veçantitë mes tyre.Këngë historike Këngë legjendareTitulli i këngësTë përbashkëtatVeçantitëDetyrë:1. Çfarë të veçantash ofron dëshmia përmes vargjeve të këngës? Jepni mendimin tuaj duke u bazuar në këngën e mëposhtme. Dalloni në tekst elemente që tregojnë se si është përjetuar nga bashkëkohësit Lufta e Mashkullorës dhe ngjarjet që e pasuan atë.O te Rrapi more në MashkullorëO foli Çerçizi more me gojëO Mylazim largo more taborë O lëri djemtë e mi more të shkojnë.O lëri djemtë e mi more të shkojnëO se ju kuq ju bëj more me bojë O se ju kuq ju bëj more me bojëO se kështu e kam more zakonë.O hyri prilli o moj doli marsi O Gjirokastër o ç’u vra more Bimbashi O Gjirokastër o ç’u vra more Bimbashi O nga Janina vjen more nazapi.O të vranë Bimbash more të vranëO Çerçizi me Hi moj HitolanëO të vranë Bimbash more të vranë O Çerçiz Topulli me Hitolanë.199

