Page 202 - Demo
P. 202


                                    Këngët “Jakup Ferri” dhe “Gjergj Elez Alia”Jakup FerriÇ'është ai gjog i kuq e i bardh'Nga beteja sjell haberinMes-përmes bjeshkës i bieFill i vetëm pa luftëtarinSi dori1 i lashtë legjendashAi po vjen me vrap drejt pragutAs ujëvarat e ValbonësNuk ia lajnë rrëketë e gjakutJakup Ferri mor ku jeThërrasin malet me piskam2Tridhjet krena3 i ke preMe shtatë plagë po rri në kambëNdal doriu n’shteg t’oborritShkumbë nga goja e hingëllimaMbeti trimi n’fushë t’mejdanitGjakun e tij e pin’ lëndina.Rrin mbështet si shkrep mbi malRrjedhë lumi valë gjakSytë i ka ai tek vataniJakup Ferri me bajrak4.Gjergj Elez Alia (fragmente)Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alija! Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka!... dalë zani e paska marrun dhenë,Se ‘i baloz i zi â dalë prej detit....Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,Lik përmjet balozit te i ka ra! trandë fusha kur â rrxue balozi!Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,Kryet me neje trupit ja ka damun,Zhag për kambet trupin e ka ngrehun,Me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun,Të tanë lumën gjaku e ka tërzue,Për tri vjet krejt vendin e ka qelbun...Pa ndigjoni, more shokët e mij! Falë u kofshin sarajet e mija! Falë u kofshin tanë paret e mija! E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë! Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!KËNGËT HISTORIKEKënga “Jakup Ferri” i kushtohet heroit Jakup Ferri, i cili ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak nga qyteti i Plavës (sot ndodhet në territorin e Malit të Zi). Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën. Ai qe pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare në vitet 1874 e 1876. Ai ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator të vitit 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës. Jakup Ferri udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra, duke luftuar me trupat malazeze. Këtë ngjarje trajton edhe kënga e dhënë.Përmbledhja e disa fragmenteve të këngëve të Gjergj Elez Alisë paraqet momentet kryesore të rapsodisë: Gjergj Elez Alinë, betejën me Bajlozin dhe vdekjen e heroit.1kalë i kuqërremtë.2britmë.3kokë.4flamur.200
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206