Page 204 - Demo
P. 204
PËRRALLATTiparet dhe funksionet e përrallësPërrallat janë tregime popullore të trilluara, plot fantazi dhe me elemente të çuditshme e të jashtëzakonshme (ngjarje, situata, personazhe, vende) që luajnë rol të rëndësishëm. Elementet e çuditshme në subjekt mund t’i përkasin edhe jetës reale, por jo si diçka e zakonshme, si rregullsi. Elementet e jashtëzakonshme1 janë krijime të fantazisë popullore. Me anë të përrallave paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike. Përrallat kanë në bazë një trill të plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore dhe estetike të jetës njerëzore.Tiparet e përrallës. Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës popullore. Ato kanë strukturën dhe elementet e tyre përkatëse.1 E jashtëzakonshme: që nuk gjendet a nuk ndodh rëndom, jo i zakonshëm, i rrallë; i padëgjuar; shumë i madh, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe të bën përshtypje të veçantë.2 Antropomorfizëm: Prirje, instinktive ose doktrinale, për të paraqitur çdo gjë materiale ose shpirtërore në formë njerëzore: pamja, aftësia dhe fati i njeriut. Tipare dalluese të përrallave1. E jashtëzakonshmja është zotëruese në përmbajtjen e përrallave, në personazhet dhe mjetet ndihmëse që ato përdorin. Sinqeriteti, thjeshtësia, naiviteti tërheqës, e papritura e saj tërheq vëmendjen e dëgjuesve, veçanërisht të fëmijëve. Vargu i elementeve dhe bëmave me karakter mitologjik në përralla shndërrohet në një mjet artistik. E jashtëzakonshmja në përralla është një trillim i veçantë artistik, i cili ka një bazë reale.2. Antropomorfizimi2 dhe ekzagjerimi artistik realizohen nëpërmjet përdorimit të figurave artistike si personifikimi dhe hiperbola. Përgjithësisht, përmbajtja e përrallës zhvillohet në disa plane, duke iu dhënë cilësi e tipare njerëzore sendeve dhe objekteve të ndryshme, duke i bërë ato që të flasin, mendojnë, gjykojnë e veprojnë si njerëzit apo duke bashkëvepruar me ta. Ngjarje dhe personazhe të trilluara artistikisht jepen në botën reale dhe në jetën e përditshme.3. Struktura me disa episode në lidhje logjike me njëri-tjetrin, ka vazhdimësi e zhvillim dinamik.4. Veprimet dhe personazhet treshe: Në përralla veprojnë tre vëllezër, tri veprime të guximshme, tri detyra të vështira që zgjidh heroi, tri mjete mrekullibërëse që përdor ai, tri kafshë që i vijnë në ndihmë atij.5. Fitorja e së mirës mbi të keqen shprehet në fundin e lumtur të çdo përralle, në realizimin e qëllimit përfundimtar, pavarësisht nga situatat e vështira që kalohen.6. Përshkrimi përqendrohet te bëmat dhe veprimet e heroit kryesor, i cili pavarësisht nga vështirësitë e pengesat gati të pakapërcyeshme që i dalin përpara, ia arrin përherë qëllimit të tij. I gjithë rrëfimi në përralla përqendrohet tek ai dhe të gjitha linjat e tjera të përrallës sillen rreth tij.7. Hapësira pa skaj dhe e papërcaktuar e kryerjes së veprimeve në përrallë.8. Koha e pacaktuar kur kryhen veprimet.202

