Page 205 - Demo
P. 205
Përrallat kanë një formë artistike të karakterizuar nga trillimi i gjerë poetik, nga fantazia e guximshme dhe e pasur, nga elementi aventuror dhe nga të papriturat.Veçoritë kryesore të përrallës1 Trillimi i gjerë poetik, fantazia e guximshme dhe e pasur:Gjithçka gjallërohet: natyra mbushet me ngjyra e tinguj, merr forma të gjalla e konkrete.2 Elementi aventuror: Tërheqje për të jashtëzakonshmen dhe për aventurën: personazhet kalojnë vështirësi e bëjnë aventura nga më të ndryshmet e nga më tërheqëset.3 Të papriturat: Përdoren për të shprehur dhe përshkruar ide, mendime, situata.Veprimi merr kthesa të papritura, hasen rastësi të çuditshme.Në përralla, ashtu si në jetë, lufton e mira kundër së keqes. Nëpërmjet përrallës, populli na mëson se lumturia arrihet me vështirësi. Subjekti i përrallës zhvillohet nëpërmjet tensionit, kthesave të papritura që e çojnë veprimin përpara dhe e mbajnë kureshtjen e dëgjuesve pezull.Struktura. Përrallat paraqiten si tregim me motive, subjekt, galeri personazhesh etj. Ato kanë një formë të prerë, me momente të përcaktuara qartë dhe strukturë të ngulitur. Elementet e subjektit të saj i gjejmë të renditura në këtë mënyrë: një hyrje-formulë, ekspozicioni, lidhja, zhvillimi i subjektit (i veprimit), pika kulmore, zgjidhja (përfundimi), mbyllja klishe. Ekspozicioni është shumë i shkurtër.Ai fillon me formulat e gatshme, të cilat ndonjëherë edhe mund të mungojnë. Zgjidhja në përrallat fantastike vjen më shumë si zgjidhje sipas dëshirës, që shërben për të shprehur mendime të caktuara, prandaj shpeshherë realizohet në mënyrë artificiale (“deus ex machina”). P.sh.: fitorja ndaj kuçedrës shpreh dëshirën për të mposhtur thatësirën ose fatkeqësitë natyrore. Veç formulave hyrëse, përrallat kanë edhe formula mbyllëse të gatshme. Disa prej tyre kërkojnë të largojnë frikën nga dëgjuesit e vegjël, kur në përralla flitet për kuçedra, shtriga etj. Ngarkesa humoristike e përrallave tregon se populli i merr ato si tregime artistike, jo si realitet. Vendi ku zhvillohen ngjarjet e përrallave janë fshatrat dhe malet, por edhe qytete ku jetojnë mbretër në pallate me princër e princesha etj. Emra vendesh janë: “Tinglimajmuni, Mali i Gastares, rruga që shkon e s’kthen, prapa diellit aty ku vete dhe s’kthehesh” etj.Elementet e subjektit të përrallave1 EkspozicioniHyrja: “Ishte seç na ishte”, “Ishte çna ishte”; “Qe mos na qe”, “Njëherë e një kohë”, “Qenurke të mos na jetë”, “Qenkësh ç’na qenkësh” etj.Paraqiten personazhet kryesore (pas formulave hyrëse).2 Lidhja Personazhet kryesore hyjnë menjëherë në lidhje me personazhet e tjera.3Zhvillimi i subjektit/veprimitZë vendin kryesor; zakonisht zhvillohet në një plan, në një linjë të vetme; ka si strumbullar personazhin kryesor; kthimet prapa hasen rrallë; veprimi është i gjallë dhe i rrjedhshëm; mungojnë përshkrimet statike, të hollësishme e të zgjatura të personazheve, mjediseve etj.4 Pika kulmore Konflikti arrin shkallën më të lartë (zakonisht afër fundit).5 Zgjidhja/ përfundimiTe përrallat fantastike vjen si e papritur ose arrihet në mënyrë imagjinare.Mbyllja: “Kaq e dita, kaq e thashë, merre... se ta lashë”, “Përralla andej, shëndeti këtej”; “As përrallë u rrëfeva, po desha e u gënjeva”, “As atje qeshë, as drejt dëftova, hypa në shkallë, fluturova”; “Përralla ke kacarrumat, shëndetja ke çunat” etj.Përrallat:1. Janë rrëfimet popullore më të gjata.2. Ndërtohen me disa episode.3. Kanë tendosje dramatike.4. Kanë zhvillim të qartë e dinamik.5. Kanë hyrje e mbyllje klishe.6. Kanë dialog të zhdërvjellët.7. Karakterizohen nga përsëritjet trefishe.203

