Page 206 - Demo
P. 206
Gjuha e përrallës është e gjallë, e thjeshtë, e qartë, e freskët, e pasur me figuracion, fjalë të urta, figura të fuqishme e përgjithësuese, që shpesh arrijnë shkallën e simbolit. Sipas rastit dhe qëllimit të treguesit, ajo herë rrjedh qetë dhe herë e shpejtë, e vrullshme.Për rrëfimin e qetë janë karakteristike përsëritjet e formave të ndryshme dhe fillimi i frazës a i fjalisë me lidhësen edhe: “Edhe lidhen gomarin n’ashtë. ...Prit e prit”. Në rrëfimin e shpejtë përdoren fjalitë mungesore dhe fjalët onomatopeike: “E mori dhe gëlldum ra!”. Në përralla përdoret me shumë art dialogu, i cili është i gjallë e i shkathët dhe karakteristik sidomos për fabulat.Personazhet. Në përralla personazhet ndahen në mënyrë të prerë, në pozitive e negative. Personazhe pozitive janë: Qerosi, Dedalia, Çangallozi, Musa i Vogël, më i vogli ndër tre vëllezërit, më e vogla ndër tri motrat, vajza jetime, Gishtoja, Dragoi etj.Qerosi është një ndër personazhet më të dashura të përrallës. Personazhet pozitive i ndihmojnë qenie fantastike si ora dhe zana (që populli i përfytyron si vajza) dhe kafshë si Dyrdyli ose shqiponja. Personazhet negative janë mishërim i njerëzve me vese dhe i forcave të errëta të natyrës. Si personazhe të tilla fantastike dalin kuçedra, katallani, shtriga, shtatëpëllëmbëmjekrietripëllëmbështati, divi etj.Tiparet e personazheve dalin në pah gjatë veprimit. Për të karakterizuar personazhet përdoret epiteti i thjeshtë ose epiteti figurë: E bukura e Dheut, vajza me yll në ballë e hënëz në kraharor, Këmbëkashta, Syqenëza etj.Personazhet Cilësitë e tyre dhe roli në përrallëQerosi trim, i zgjuar, i thjeshtë, i drejtëDedalia lufton kuçedrën, KatallaninÇangallozi lufton kuçedrën, KatallaninMusa i Vogël lufton divatGishtoja, Kocomiu, Kacamicri i vogël, i zgjuar, guximtar, i shkathëtE Bukura e Dheut (më e bukura e botës) figurë me veti të jashtëzakonshme që simbolizon lumturinëFloçka, Gërzheta (prej flokëve)figurë mitologjike, fantastike, simbolizon lumturinë; përfytyrohej si një vajzë e bukur që jetonte në liqene me ujë të kulluar, mes pyjeve të freskëta, në fusha me bar e luleSyqenëza (me sy si të qenit) vajzë tekanjoze e hileqareDragoi lufton kundër kuçedrësDyrdyli kali që fluturonShqiponja simbolizon guximin, forcën, krenarinë, madhështinëBleta simbolizon punën, thjeshtësinëUjku simbolizon egërsinë, pangopësinëDivi mishëron forcën e egër, të ashpër dhe naive Këmbëkashta (me këmbë të holla si kashta) djalë i varfër e thatim, por i zgjuarNastradini njeri i zgjuarKaçi fiton famë si trim rastësishtMbreti i egër, tekanjoz, i pabesë, ziliqarKatallani lloj divi (ciklopi i mitologjisë greke)Shtatëpëllëmbëmjekrietripëllëmbështati xhuxh me fuqi të jashtëzakonshmeNë përralla nuk ka kufi midis personazheve realiste e fantastike. Trajtimi i personazheve, ashtu si edhe i elementeve të tjera të realitetit, kryhet në mënyrë skematike: bardhë e zi.Rimarrja e personazheve nga një përrallë në tjetrën u ka dhënë atyre një individualitet të caktuar, i ka bërë plotësisht të njohur si karaktere, i ka kthyer në shumë raste në “maska” të vërteta, qoftë pozitive (Qerosi), qoftë negative (Qosja) etj. Interes të veçantë paraqesin disa personazhe të mitologjisë shqiptare që hasen jo vetëm në përralla, por 204

