Page 207 - Demo
P. 207


                                    edhe në këngët e kreshnikëve si ora, zanat, shtojzovallet (fjalë e krijuar: shtojua-o-zotvallet), Shën Kolli, dragoi, Mena, Dyrdyli etj.Personazhe të mitologjisë shqiptare1 Ora E veçantë për çdo njeri, të cilin e ruan dhe e ndihmon atë si engjëll mbrojtës.2 Zanat Qenie që jetojnë nëpër pyje e male, tekanjoze dhe zemërohen shpejt; herë pas here janë në të mirë të njeriut.3 Shtojzovallet Lloj zanash që vallëzojnë pyjeve dhe bjeshkëve; herë pas here janë në të mirë të njeriut.4 Dragoi Qenie pozitive e mitologjisë që simbolizon trimin; mund të jetë edhe njeri që ka lindur me krahë të padukshëm nën sqetull.5 Mena Qenie mitologjike popullore, një viç që jeton thellë në det.6 Dyrdyli Kali që fluturon.7 Shën Kolli Figurë biblike, ndihmëse e heroit, e çifteve që duan fëmijë etj.8 Roja e shtëpisë Mbrojtëse e vatrës së shtëpisë; në trajtën e gjarprit.9 E bukura e DheutPërfaqëson krijesën e kërkuar, simbolizon bukurinë hyjnore dhe natyrore, formimin e integritetit personal; ka ngjashmëri me Kirken e Homerit; shfaqet në trajtë antropomorfe, zoomorfe, fitomorfe.Funksionet e përrallës sipas PropitStudiuesi rus i përrallave, Vladimir Propi (1895-1970), në studimin e tij “Morfologjia e përrallës” zbuloi specifikat dhe ligjshmëritë krijuese të përrallës. Elementet e përhershme të përrallës ai i quajti funksione.Me funksion kuptohet veprimi dhe roli i një personazhi në rrjedhën e veprimit. Funksionet janë elemente themelore të përhershme të përrallës, që përcaktojnë strukturën dhe ndërtimin e saj. Nga studimi del se përralla ka 31 funksione, të cilat mund të ndahen më tej. Renditja e tyre është e njëpasnjëshme dhe e pandryshueshme, por disa prej tyre mund të zhvendosen ose të përsëriten gjatë veprimit. Secili funksion përcaktohet në bazë të veçorisë themelore dhe përmblidhet me një term.Propi e përkufizoi përrallën si tregim i ndërtuar sipas renditjes së rregullt të funksioneve në mënyra të ndryshme me mundësi të heqjes apo të përsëritjes së disa prej tyre. Tiparet e përrallës ai i përcaktoi nga ana strukturore, sintaksa, si dhe nga idetë, emocionet, heronjtë dhe mjetet gjuhësore të përdorura aty. Funksionet grupohen në çifte binare si: “ndalimishkelja, lufta-fitorja, mungesa-eliminimi”, ose në grupe apo sekuenca si: “ndërmjetësimi, njoftimi, fillimi i kundërshtimit, shkuarja”. Një përrallë vështirë se mund t’i ketë të gjitha (31) funksionet e individualizuara nga Propi. Pavarësisht nga renditja, subjekti zhvillohet nëpërmjet çifteve “lufta-fitorja, detyra-kryerja”, por mund të zhvillohet edhe pa këto dy çifte. Shkaktimi i dëmit ose mungesa është elementi i domosdoshëm për përrallat. Sipas Propit, skema e përgjithshme e një përralle përmblidhet në katër faza: ekuilibri fillestar (fillimi); prishje e ekuilibrit fillestar (motivi ose komplikimi); peripecitë e heroit; rivendosja e ekuilibrit (përfundimi).Sipas tij, i njëjti rol mund të luhet nga disa personazhe, ose e kundërta, një personazh mund të luajë disa role. Ai dalloi tetë fushëveprime që u përgjigjen personazheve. Një fushëveprim përfshin disa personazhe dhe një personazh mund të përfshihet në më shumë se një fushëveprim.Futja e personazheve në veprim bëhet sipas rregullave të caktuara.Kundërshtari shfaqet dy herë: herën e parë shfaqet papritur, shkakton dëm dhe zhduket; herën e dytë hyn si personazh i gjetur. Dhuratëdhënësi haset rastësisht në pyll, në ndonjë shtëpi, në fushim në rrugë etj. Ndihmësi mitik futet si dhuratë. Dërguesi, heroi, heroi i rremë, e bija e mbretit, futen që në situatën fillestare.Për heroin e rremë, ndonjëherë, në fillim nuk thuhet asgjë, por më vonë shihet se ai jeton në pallat.E bija e mbretit shfaqet dy herë: herën e dytë konsiderohet si personazh i gjetur; kërkuesi mund të hasë fillimisht atë dhe më pas kundërshtarin dhe e kundërta.205
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211