Page 21 - Demo
P. 21


                                    vlerat artistike, veçoritë specifike. Krijimtaria lirike ndahet në dy grupe të mëdha, përkatësisht: lirika familjare dhe lirika shoqërore. Në grupin e parë futen krijimet lirike që lidhen me jetën familjare, me momentet e rëndësishme siç janë: lindja, rrethprerja, martesa dhe vdekja. Këto krijime përmbajnë edhe elemente shoqërore, por që nuk zënë vendin kryesor. Në ndarjen e dytë përfshihen ato krijime të lirikës që pasqyrojnë problematikë më të përgjithshme shoqërore, siç janë: kënga dhe ritet e motmotit, këngët e punës, të dashurisë, të kurbetit dhe të nizamit. Lirikat e dy grupeve ndërthuren, prandaj studiuesit sugjerojnë që ndarja të bëhet në bazë të llojeve të tyre, nisur nga specifikat përkatëse. Lirika e folklorit shqiptar përfshin: këngët e lindjes dhe të djepit; këngët e rrethprerjes; këngët e dasmës; këngët e dashurisë; këngët e punës; këngët e motmotit; këngët e mërgimit (ushtarak e ekonomik). 3. Krijimet folklorike epiko-lirike dhe liriko-epike. Krijimet epikolirike dhe liriko-epike kanë karakteristika të gjinisë lirike dhe epike.Te kjo gjini e ndërmjetme krahas rrëfimit, bëhet edhe pasqyrimi i ndjenjave të brendshme lirike. Në vartësi të mbizotërimit të anës rrëfimtare apo të shprehjes së botës së ndjenjave, bëhet përcaktimi i krijimit si epiko-lirik apo si liriko-epik.Krijimet më tipike të kësaj gjinie janë baladat, të cilat janë rrëfime popullore në vargje me fund tragjik, të kënduara në valle. Kjo i bën të dallueshme nga legjendat apo gojëdhënat, të cilat janë në prozë.Në balada epizmi gërshetohet me elemente lirike. Ato përcjellin përjetime të ndryshme dhe kanë të bëjnë me jetën moralo-zakonore të popullit. Qëllimi i tyre final është pastrimi shpirtëror prandaj aty hasen elemente që prekin ndjenjat e njerëzve (fundi tragjik). Baladat ndahen në balada legjendare dhe balada realiste ose historike. Në baladat legjendare e jashtëzakonshmja vepron nëpërmjet fantastikes, ndërsa në baladat historike e jashtëzakonshmja vepron nëpërmjet gjasës apo mundësisë. Baladat legjendare ndahen në balada mitologjike (të murimit, të vëllait të vdekur, të rinjohjes, të vëllavrasjes); shoqërore(rrëmbimi i gruas; fati i dy të rinjve të dashuruar etj.). Baladat realiste ndahen sipas motivit që pasqyrojnë (trimi i vrarë larg, jeta familjare e shoqërore, dashuria midis dy të rinjve). Ndër baladat më të bukura të folklorit tonë përmendim: Balada e qyqes; Balada e Tanës; Djali gjarpër; Kanga e Ashike Ymerit dhe Begzadja e Bardhë; Këngë e Mrikalemit dhe e Dardhomelit; Mori drandofillja e bardhë; N’drras’ të vekit kush po qan; Përmbi vorr të djalit t’ri; Zërat e hijet e natës etj.Krijimet folklorike dramatikeNë krijimet folklorike dramatike përfshihen lojëra popullore, skeçe, argëtime, karnavale, shfaqje popullore etj., në ndërlidhje dhe bashkëthurje të natyrave të ndryshme, siç janë veshjet, koha dhe hapësira e praktikimit.Karakteristika të krijimeve lirike:1. kanë ritëm, rimë, vargje me një masë të caktuar; 2. mbizotërojnë e bukura, komikja, dramatikja; 3. intonacionet shprehëse janë të thjeshta, të bukura, elegante; 4. rrëfimi bëhet në vetë të parë; 5. pasqyrojnë ndjenja dhe jo ngjarje konkrete në kohë dhe hapësirë; 6. përshkrimi, paraqitja e ndjenjave dhe e ngjarjeve është subjektive; 7. mbizotëron pasqyrimi i botës së brendshme shpirtërore të njeriut (ndjenja, emocione, përjetime intime individuale);8. ndjenjat pasqyrojnë botën e jashtme reale dhe vlerësojnë fakte; 9. bota shpirtërore dhe përvoja vetjake e krijuesit/ praktikuesit, shndërrohet në një përvojë të përgjithshme; 10. mungon fabula, rrëfimi i mirëfilltë, subjekti; 11. kanë vlera më të përgjithshme për brezat; 12. janë më jetëgjata, më të qëndrueshme ndaj zhvillimeve shoqërore etj.19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25