Page 211 - Demo
P. 211


                                    PËRRALLATLashtësia e përrallave dhe vlera e tyreLashtësia e përrallave. Përrallat janë të përhapura në të gjithë botën dhe tepër të pëlqyera për vlerat e tyre filozofike dhe didaktike. Ato shprehin shkallë të ndryshme zhvillimi të shoqërisë njerëzore. Çdo shkallë e re ku është ngjitur shoqëria, ka çuar në një zhvillim të mëtejshëm të fantazisë popullore. Në periudha të veçanta kohore u krijuan përralla të ndryshme që, duke arritur deri në ditët tona, na sjellin realitetin historiko-shoqëror në mënyra të veçanta. Folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët etj., e konsiderojnë përrallën si dokument kulturor e historik, si shprehje të proceseve shpirtërore. Ata studiojnë veçoritë dhe rolin e saj në shoqëri, elementet më të qenësishme dhe zanafillën e saj. Studiuesit janë të mendimit se përralla ka lindur që në periudhën e njeriut primitiv, në kohën e gurit. Interesimi për të nuk ka reshtur kurrë. Sipas tyre, përralla e parë gjermane është shënuar më 1560. Koleksioni i parë i përrallave evropiane u botua në Itali nga Xh. F. Strapola në shek. XVI, në Venecia. Botime përrallash dhe studime mbi përrallat në shek. XVI-XX në EvropëNetët e këndshme, Xh. F. Strapola, Itali, 1550Pentamerone, Xh. Bazile, Itali, 1674Histori ose tregime nga koha e shkuar, Çarls Perrò, Francë, 1697Një mijë e një net, në 12 vëllime, Antuan Gallon, Francë, 1704-1717 Përralla për fëmijë dhe shtëpi, Jakob Ludvig Grim, Vilhelm Karl Grim, Gjermani, 1812Pançatrantas, përmbledhje e vjetër e tregimeve të Indisë, Teodor Benfey,Gjermani, 1859Dega e artë, Xhejms Xhorxh Freizer, Skoci, 1890Vërejtje për përrallat për fëmijë dhe shtëpi të Vëllezërve Grimm, Johanes Boltes dhe Jiri Polivkes, 1913-1932Format e thjeshta, Andre Jolles, Halle, 1930Morfologjia e përrallës, Vladimir Jakovleviç Prop, Petërburg, 1928Përralla popullore evropiane, Max Lüthi, Zvicër, 1947 etj.Botuesit e parë të përrallave theksojnë se asnjë fjalë nuk përsëritet më shumë se fjala “e çuditshme”, të gjitha tregimet janë të çuditshme, “nuk ka dëgjues që nuk çuditet”.Interesi për përrallën u rrit në shek. XVIII. Botimi i librit të vëllezërve Grim konsolidoi interesin për mbledhjen dhe studimin e përrallave, pasi ato përveç vlerave letrare estetike na sjellin informacione për besime, besëtytni etj. Studimet e shumta kanë sqaruar shumë anë të përrallës, kanë vënë në dukje tiparet, kanë shpjeguar elemente të zanafillës dhe të strukturës së saj kompozicionale. Problemi mbetet gjithmonë i hapur dhe studimet vazhdojnë.Vlerat e përrallaveJeta artistike e përrallave ka nisur në periudha shumë të hershme.Përrallat kanë vlera estetike, njohëse e edukative. Përrallat në përgjithësi, dhe ato fantastike në veçanti, kanë regjistruar dukuri dhe elemente nga jeta materiale e shpirtërore e popullit në periudha të ndryshme historike, duke u kthyer në dokumente të periudhave përkatëse. Figurat mitologjike dhe disa besime të lashta sjellin jehonën e kohës kur njerëzit e thjeshtë, duke mos qenë në gjendje të shpjegonin dukuritë e natyrës e t’i shpëtonin mjerimit, i drejtoheshin botës imagjinare dhe fantastike.209
                                
   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215