Page 212 - Demo
P. 212


                                    Teoritë për përrallat dhe metodat për studimin e tyreTeoria mitologjike studion kuptimin e lashtë të përrallave, të cilat konsiderohen si mbetje të miteve të lashta të popujve indoevropianë, si simbole të trupave qiellorë dhe të dukurive të natyrës, ose si mite që kanë marrë karakter profan (vëllezërit Grim, N.Manhard, M. Muller, A. De Gubernatis, O. Miler, A. Afanasjev, V. Prop, K. L. Stros etj.).Teoria e migracionit studion vendin e lindjes dhe rrugët e përhapjes së saj. Sipas kësaj teorie, në ndonjë rast, përrallat mund të kalojnë nga një popull në tjetrin; përrallat e kanë prejardhjen nga India, ndërsa fabulat nga Greqia; përrallat janë rrëfime etike budiste që, duke u shpërndarë nëpër Evropë, kanë marrë formën e tyre të njohur (Benfey).Teoria e poligjenezës (ose teoria antropologjike) sugjeron se në vende të ndryshme ku ekzistojnë gjendje të thjeshta e të zakonshme, kanë lindur vetvetiu, gjithkund, pavarësisht nga njëra-tjetra, përralla të njëjta ose të ngjashme (J. Boltes dhe J. Polivkes).Teoria psikologjike gjen në motivet e përrallave simbolet psikologjike të brendshme, të libidos (Frojdi), ose imazhe të lashta, arketipa, motive mitologjike të përbashkëta për të gjitha kohërat dhe racat, të lindura si shprehje e nënvetëdijes kolektive, si rezultat i proceseve të ngjashme shpirtërore në mes tyre (Karl Gustave Jung).Metoda gjeografike-historike shfaq interes për mjedisin shoqëror ku kanë lindur përrallat, hulumton kohën, vendin e lindjes dhe rrugët e bartjes të secilit tip të përrallës; gjen ngjashmëritë dhe ndryshimet mes përrallave, shtresat shoqërore ku lindin krijimet folklorike; mënyrën e ndërtimit të personalitetit të rrëfimtarëve.Teoria strukturaliste studion dhe analizon te përrallat elementet e brendisë dhe të formës që përsëriten pak a shumë nga një përrallë te tjetra, skemat e qëndrueshme të subjekteve, ideve, personazheve etj., format e qëndrueshme në përmbajtjet e ndryshme, heton modelet strukturore bartëse të brendisë. Ajo nuk i koncepton këto struktura si të dhëna njëherë e përgjithmonë dhe të pandryshueshme, por në ndryshim dhe në zhvillim.Në krahasim me llojet e tjera të folklorit, përralla mbetet një nga krijimet popullore më pak të mbledhura. Interesimi për përrallën shqiptare u shfaq në mesin e shekullit të kaluar. Kontribut të shquar dhanë studiuesit e huaj: Han, Jarnik, Majer, Pedersen, Dozon etj.Han botoi në “Studime shqiptare”: Vajza syqenëza, Tre vëllezër, Vajza e kuçedra, Shtatë vëllezër e një motër, Djali që qe sa arra.Dozon botoi në “Doracak i gjuhës shqipe ose albaneze”: Vajza që i qe premtuar diellit, Tre vëllezërit dhe tri motrat; Djali dhe vajza me yll në ball dhe hënëz në kraharuar; Tre djemtë e mbretit dhe kuçedra; Djali i vllahut dhe e bukura e dheut; Vajza që u bë djalë; Vajza e mbretit dhe shtatë vëllezërit; Djali dhe djalli; Djali i varfër dhe guri i çmuar; Gjarpëri mirënjojtës dhe kutia e mrekullueshme; Kutia magjike; Këpuca; Motrat ziliqare; Princesha e Kinës; Fati i një djali; Sazexhiu; Pushkëtari dhe mbreti; Luani me para floriri; Djali mosmirënjohës; Moskua dhe Toskua; Ariu dhe Dervishi. Në vitin 1881, këto përralla Dozoni i përktheu dhe i botoi në frëngjisht.Jarnik botoi në “Mbi gjuhësinë shqiptare” dhe në “Ndihmesë për njohjen e dialekteve të shqipes”: Qosja dhe vëllai i vogël i pashës; Djali budalla dhe unaza magjike; Mjeku dhe mortja; I drejti dhe i Shtrembti; Mbreti e plaku; I biri fali t’anë; Lum kush ka durim; Grueja budallicë; Fati i të marrit; Dreqi Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përrallat na japin njohuri për botën që na rrethon (sendet e dukuritë natyrore, lidhjet ndërmjet tyre dhe me njerëzit) për shoqërinë, për marrëdhëniet shoqërore, për jetën dhe dëshirën e popullit për të luftuar e mposhtur të keqen. Përdorimi i fjalës “mbreti i atij fshati” na tregon se fjala mbret dikur nuk kishte kuptimin që ka tani, por kuptimin e udhëheqësit të fisit. Emri i Katallanit, p.sh., lidhet me kujtimin e mercenarëve nga Katalonja e Spanjës, që u dukën së pari në Ballkan më 1302.“Tregime të njëjta kanë mundur të lindin kudo në botë, ashtu sikurse rritet bima në kushte të njëjta klimatike.” Fabulat, Jozef Bedier210
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216