Page 213 - Demo
P. 213
dhe gjahtarët; Dreqi me kapistër në krah; Më ka vjedhë i dekuni gomarin; Në daç me më fal, më fal; Tre hajnat; Tri dëshirat.Majer botoi në “Rrëfenja shqiptare” dhe në “Gramatikë e shkurtër e shqipes me tekste dhe fjalor”: Vajza cmirzezë e mbretit; Kusari dhe çupa; Çupa në dollap.Pedersen në vëllimin e tij “Tekste shqipe me fjalor” botoi: Bilbil Gjizari, Kartë për n’airet; Arap Uzengjia; Maro përhitura, Gjuhët e kafshëve edhe të shpezëret edhe të zogjet; Kizmetin e gjën përpara; Djali që i bij tamburit; Kaçi; Qoset dhe bujku.K. Shapkarev botoi në vitin 1892, 6 përralla të regjistruara në Krushovë (Prelep).Lamberc botoi në “Përralla shqiptare”: I biri i padishahut çi e myt difin dhe kulshedrën; I biri i mbretit, e ama e puplës edhe pelat qelane1; E shtremba e e dreita; Çeçislemi çi u mbajt n’grësh; Pallavra, Çuni me zorrën; Prralla e Mazllumit.Thimi Mitko mblodhi me kujdes dhe me shumë saktësi gjuhësore 12 përralla, të cilat i botoi te “Bleta shqiptare”. Edhe Spiro Dine futi gjithashtu përralla te “Valët e detit”.Interesi për përrallën u rrit në gjysmën e parë të shekullit XX, atëherë kur përrallat u botuan në revista të ndryshme dhe në përmbledhje. Përmbledhja më e rëndësishme është ajo e bërë nga njohësi shumë i mirë i folklorit, Donat Kurti, e cila përfshin 104 përralla në dy vëllime.Thimi Mitko botoi në “Bleta shqiptare”: Dy binjakët dhe e Bukra e Dheut; Valletareja fustanelle; Tre shokët dhe e bukura e dheut; Qerozi; Petriti; Motra me nëntë vëllezër; Shtatë djemtë dhe djalli; Djali i mbretit dhe mjeku; Kudo shkel i mbin lëndinë; Cmiri në dy motra; Djali që u bë dre; Djali dhe e bukura e dheut; Vajza e varfër dhe capeza; Arkëza; Tri këshillat e plakut.Spiro Dine botoi në “Valët e detit”: Mirënjohja.Donat Kurti botoi Prralla kombëtare. Mbledhë prej gojës së popullit (BLE I dhe BLE II), Shkodër, 1942. Ndër 104 përrallat e përmbledhjes përmendim: Plaka e dhitë e egra; Kacel Mici; Dur topuz, ndal topuz!; Hyjrija e detit; Marashi i vogël; Gjysagjeli; Tre qetë e ujku; Dushk për gogla; E bukura e Dheut; Gjoka e Qokthi; Dedalija e Katallani; Gjoni e Mrija; Shtatë-pllamë-mjekërr-e-tri-pllamë-shtat; Breshka e lepuri; Mbreti e shpendi; Gërzheta; Tre cubat; E bukura e dheut e shtriga; Rruga që shkon e s’kthen; Kurrkund i shoqi i pa shoq nuk â; Lepuri e arusha; Lepuri e iriqi; Mini, buburreca e maçorri etj.Zini Sako, Z. Kodra, F. Ndocaj, J. Panajoti, “Folklori shqiptar I, Proza popullore”, vëll. I, Tiranë 1963 Zini Sako, Z. Kodra, F. Ndocaj, J. Panajoti, K. Harito, “Folklori shqiptar I, Proza popullore”, vëll. II, Tiranë 1966Zini Sako, K. Harito, “Folklori shqiptar I, Proza popullore”, vëll. III, Tiranë 1966 Zini Sako, Z. Kodra, J. Panajoti, Q. Haxhihasani, A. Xhangolli, “Folklori shqiptar I, Proza popullore”, vëll. IV, Tiranë 1966J. Panajoti, A. Xhangolli, A Doja, “Folklori shqiptar I Proza popullore”, vëll. VI, Tiranë 1988 Përrallat shqiptare janë të larmishme dhe interesante. Në përrallat shqiptare ka figura mitologjike ku duken gjurmët e lashtësisë. Roli i të jashtëzakonshmes dhe i fantastikes është shumë i madh. Rrëfimtari deformon realitetin dhe përpunon artistikisht e filozofikisht subjektin. Elementet e realitetit krijojnë një simbolikë të pasur, e cila nëpërmjet alegorisë përcjell mesazhe filozofike, shoqërore dhe etike. Në përrallat shqiptare hasim gjykime për jetën, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën, për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve, për lumturinë etj. Karakteri kolektiv i folklorit shqiptar, solidariteti dhe qëndrueshmëria e popullit tonë përballë problemeve të jetës dhe vështirësive, kanë bërë që vizioni i përgjithshëm për botën dhe jetën që buron nga përrallat të jetë optimist dhe realist. Në përrallat shqiptare triumfon e mira. Njeriu i ndershëm, me përpjekje dhe sakrifica kurdoherë fiton. Ai më në fund e arrin lumturinë. Përrallat shqiptare kanë një strukturë komplekse shumë të pasur.1pelat qerose.211

