Page 214 - Demo
P. 214


                                    Vlerat e përrallavePërrallat me fantazinë e tyre të lirë dhe të pasur:1. zhvillojnë imagjinatën dhe mendimin kritik; 2. nxisin kuriozitetin dhe synimin për realizimin e dëshirave; 3. tregojnë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe në jetë; 4. ndihmojnë për formimin e tipareve të tilla si: dashuria për lirinë dhe për punën, sinqeritetin, guximin, optimizmin;5. na njohin me bukurinë dhe pasurinë e gjuhës sonë, na bëjnë ta duam e të përpiqemi ta përvetësojmë atë.Ishte nji djalë e kishte nanën e babën të motnuem e në skam1. Për me mujtë me i mbajtë me nder, shkoi e u vendue rrogtar me nji zotni2, i cili e vu me pre një prozhëm3 e me bajtë për gjith ditë dru. Puna ishte e mundshme, por s’u kursete, pse ishte i drejtë, e Zoti i lum ia suell punën mbarë. Nji herë, ndërsa po çante dru në zheg të ditës, iu duk i Shen Kolli – i paçim ra në dorë! – me ‘i gomar për lakut e i tha: – More djalë, mbasi e kryen punën me të drejtë, kam ardhë me të bâ nji nderë. Merre njiket4 gomar e mbaje, pse për gjith ditë ka me të ba ka ‘i pare sermit5; por kqyr veç e mos i a lsho kuj as për nji ditë!6U gzue djali ke s’ve’;7 u dá prej zotnis e kthei tu shpija e vet8, e për gjith ditë i bate gomari ka ‘i pare sermit, e filloi m’u mkambë9. Nji ditë i erdh tu shpija nji ndrikull10 e i a lypi gomarin për dy-tri ditë. – S’kam se si – i përgjegjë djali. E s’don me i a dhanë. Ajo i vehet aq, sa me e mërzitë. – Mos m’a ndal – i thotë – gomarin nemose11 deri mbrama, sa po shkoj në mulli e po kthej me drithë të bluem. – A m’a ep besën – i a priti djali tuj i a ngulë syt – se m’a kthen sonte? – Po, qe besa, e mos dysho aspak për ket punë – i përgjegjës grueja. E me kaq merr gomarin, e ngarkon e i grahë kah mullini12. Kur kthen në mbrame tu shpija, thotë vedi me vedi: – Po kaq vonë kush del prej shpijet? Gomari tek ka mjaft me hanger. Kam me ia çue nesër të dalmen drita13. S’e çoi ma gjatë, por lidhi gomarin e i qiti me hanger14. Kur shkoi ne e nesre me i vu samarin po shef nder baglanji pare sermit. Pale – bërtet me të bindun15 – po këtë ç’e pruni këtu? E tuj mos dijtë me i dhanë dum16 asaj pune, i a len gomarit e s’gjegjet me i ka kthye ma të zott. Vjen djali në shpi të ndrikulls ndezë prej idhnimit e ba zjerm; por ajo dhelpen e vjetër mbrrijti me i ra mohit17, se s’kishte pasë kurr gomar prej si,18 kështu qi e nisi me i grusht miza19, tuj e ba gjysë të marrë. Për do kohë jetoi djali me pare të kursyeme; por hiq e mos e vân20, Dur Topuz! Ndal Topuz!1 të moshuar e të varfër.2 filloi punë me rrogë te një zotëri. 3 pyll.4 këtë. 5 çdo ditë do të bëjë një para sermi.6 mos ia jep hua.7 u gëzua djali jashtë mase. 8. u kthye te shtëpia e tij. 9. çdo ditë gomari i bënte nga një para sermi dhe filloi të mëkëmbej. 10. zonjë, kumbarë. 11. të paktën.12. shkon në mulli.13. do ia çoj nesër sapo të zbardhë dita.14. i dha të hajë.15 bërtet me habi, çudi.16 duke mos ditur t’i jepte zgjidhje.17 e mohoi.18 të këtij lloji.19 e nisi duarbosh.212
                                
   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218