Page 215 - Demo
P. 215


                                    s’vonoi shum e u shkund kuletet aq, sa me kënë i ngushtuam21m’u vendue prap rrogtar me at zotnin e përparshëm. Nji ditë, ndërsa po bate dru në mal, iu duk prep i Shen Kolli – i paçim ra në dorë! – e muer e i tha: – Po më dhimbsesh, o djalë; por kqyr: merre ket tepsi e, shkado qi t’i lypsh Zotit neper te22 ka me t’a dhanë. I xu besë. Muer tepsin, e, tuj u da edhe ‘i herë prej zotnis, kthei prap tu shpija. E rrethuen të mirat: gjithshka i lypte Zotit, i a epte. Haena të mira23, pare e gja, shpija e tokë e mal si askush. Kaloi nji herë mbreti tuj gjue nëpër at katund. Djali i duel para e e luti, t’i rrite për bukë. Mbreti, tuj pa nji zemër aq të mirë, për mos me i a prishë, u ndal. Në tryezë nuk gjet asnjë send përveç tepsis. Mbas do kohet, porsa u vu m’u lutë ai djali, qe se u mbush sofra me haenat ma të zgjedhunat, aq sa mbreti i bindun24 lypi t’i diftohej me doemos, se kush i ndreqte. Ban, s’ban25, kje ngushtue me i a diftue mfshehtsin e tepsis. Mbreti para se m’u nisë, pa shikjue lott e të luturat e atij të shkretit, ia muer tepsin e filloi me xierrë dobi të madhe; mjesa26 ai djali shkoi e ra aq poshtë, sa me kenë i ngushtuem m’u vendue prap rrogtar. Tash, i njoftun e i nderuem, kishte marrë me dalë rrugës e i lutej Shen Kollit me i a ba nji çajre27. Shejti e ndijoi. I u duk për së tretit me një pulë në dorë e i tha: – More rrezikzi, si s’xune mend nji herë! Merre ket pulë; por rueju se e hupë. Në voe të saj28 ke me gjetë për gjith ditë nji pare floririt e shum gur të çmueshëm. Gzohet skamnori,29 ulet nder gjuj me i u falë nderës; por Shen Kolli, zhduket, tuj i a lanë pulen në dorë. Me at pulë vehet edhe ‘i herë për fije. Pertrin shpija, tokë e gja të gjallë30 mos me i a pasë kuj lakmi. N’at vjetë erdhi nji dimen i vshtirë, e nisi me i hi në krye31, se mund t’i ngrite pula32. Mendo e shmendo, dan me e çue tu nji terzi33 për me i pre nji palë tesha cohet. – Kam nji pulë, – i tha terzis – qi s’e ka kund shoqen. Për gjith ditë më ban ka ‘i voe. Po çfarë voejet?34 Voe me nji pare floririt mbrendë e me gur të çmueshem. Po drue veç35 të më ngrijë me ket farë të ftohtit e prandej t’a kam pru me m’i a pre ‘i palë tesha cohet e sa për pare nuk prishena. – S’kam ndie kurr – i a priti terzija – se u priten tesha pulave; por mbasi t’asht mbush mendja, m’a len pulen këtu e hajde e merre nesër. Djalit s’i shkoi aspak neper mend, se terzija mujte me i a luejtë ndoi dredhi. La pulen, e u nis. Terzija kur u sugurue36, se ishin të vërteta fjalët e të zott të pulës, i a ndrroi me nji pulë tjetër nji ngyejet37 e nji maset edhe i preu nji palë tesha. U dukte hukubet38. Erdh ne e nesre39 i zoti dhe e muer pulën; tuj i lanë nji shpërblim të mirë terzis. Sa u bind veç kur vu oroe40, se pula s’po bate më voe. Por kuj me i thanë? Me i u ankue kuj për at punë, e veshin 20 vë.21 aq sa u detyrua.22 t’i lutej Zotit me anën e tepsisë.23 ushqime të mira.24 i çuditur.25 deshi s’deshi.26 ndërsa.27 ta ndihmonte.28 në vezën e saj.29 i varfëri. 30 përtërin shtëpinë, tokë e bagëtinë.31 t’i ngulitej në kokë.32 mund t’i ngrinte pula nga të ftohtët. 33 rrobaqepës.34 çfarë veze?!35 veçse druaj se mos…36 kur rrobaqepësi u sigurua…37 ngjyrë.38 dukej për faqe të zezë.39 të nesërmen erdhi i zoti.40 kur vuri re, kur e kuptoi.213
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219