Page 216 - Demo
P. 216
në lojë, pse pulë me tesha s’ishte pa kund, e prandaj hangri buzën në dhambë41 e i ra dy-tri herë kokës së vet me grushta tuj thanë: Kjeçë42 i mjerë e u bana i lum;Kjeçë i lum e u bana i mjerë;Por mend s’xuna kurrnji herë. Bahet me mbytë vedin, por mendimi, se kishte dy pleq tu shpija e gruen me ‘i tubë fmi43 e shtyn me ra disi në fije44. Tash s’i epej as me i u lutë ma Shen Kollit, por ai u duk prapë. I foli ne parë45, pse s’jau kishte vu veshin fjalve të tija, e mandej i lshoi në dorë nji topuz tuj i thanë: – Kqyr, nji ky topuz t’a hiekë mërzin e t’ep shka meriton, mjaft që t’i thuejshë: “Dur topuz!”! kcen e lodron e s’ndalet, pa i thanë “Ndal topuz!”.E muer ai djali topuzin e vuer në tra. Nji ditë, tuj pa mjerimin e vet i keci merzi e madhe e desht me e provue edhe punën e topuzit. E shikjon atje të vierrun në tra edhe i bërtet “Dur topuz!” dhe topuzi ulet mbi shpinë të tij e kaq siellë më të, sa e bani me bindë dhen prej britme e poteret: por s’kje kush i zoti me e ndalë, derisa s’u kujtue me thanë: “Ndal topuz!”. Atëherë muer frymë e xu mend. Njiky topuz – tha vedi me vedi – ka me më pru në ditë të mirë. E merr n’ sqetull e fill tu terzija.– Puna e mbarë!– Të mbarë paç!– Kam ardhë me të diftue nji gja për seri46. Kam njiket topuz, qi mjaft me i thanë: “Dur topuz!” kcen e hidhet vedit e t’a hiekë faret mërzin.Terzija, tuj kujtue, se mujte me i a pa hajrin si pulës, desht me e provue aty për aty e briti të madhe “Dur topuz!” A e tha a s’e tha at fjalë! T’u çue topuzi në të e të nisi me rrahë si t’ishin kenë pesëqind asi qi kjoshin djegë47. Lutet, lypë ndihmë, bërtet; por askush s’mund i ndihmoi. Dikur, mbasi kje shkallmue brish48, u suell prej si ai djali e i tha49: “Pa më dhanë pulën, s’jam kah e ndali topuzin.” Bë be e rrfe ai, se po t’a kthej. “Ndal topuz!” i a bani djali, e topuzi u ndal. Muer pulën e topuzin e fill tu mbreti. Lypi me hi tu mbreti e mbas shum lutjesh kje ndigjue. – Kam ardhë i tha me të pa. Un jam njai djali, të cillit i pate marrë tepsin e bindshme50, e sot të kam pru nji topuz për seri.51 Mjaft me i thanë “Dur topuz”, topuzi kcen e lodron e t’a hiekë mërzin.Mbreti gzohet sa s’ka për at dhanti e aty për aty e provon. Shka me kenë?! Topuzi nisë me rrahë mbi shpinë të tij e i a njehë të gjitha brit52, as s’i duel kuj me e ndalë53, derisa s’foli i zoti e tha: “S’ka, lum mbreti, m’a ke pasë marrë disi keq at tepsi! Tash pa m’a kthye, s’pushon topuzi.” Ban e s’ban, i a muer tepsin, ndali topuzin e fill tu ndrikulla. – Mirë se të gjej, ndrikull!– Mirë se vjen!... e po rrin disi pitas.54– Shka ke, –i thotë djali – pse je kaq mërzitshëm?– He, me e dijtë ti sa çakiçat rrahin mbi krye t’em!55– Ka mërzi e mërzi; por unë kam një topuz për seri. Mjaft me i thanë “Dur topuz!’ pse vehet e kcen, e lodron prej vedit e t’a hiekë faret mërzin. 41 kafshoi buzën nga halli; s’kishte ç’të bënte.42 qeshë.43 me një tufë fëmijë.44 e bënë të vinte në vete.45 në fillim e qortoi... etj.46 të çuditshme, të habitshme.47 e ka fjalën për djajtë. 48 brinjësh.49 djali u kthye nga ai dhe i tha.50 e çuditshme.51 e çuditshme.52 ia numëron të gjitha brinjët, në kuptimin e rreh keq.53 as nuk doli njeri ta ndalte topuzin.54 rri si e mpirë, ngaqë s’di si të sillet me djalin se e di që është fajtore karshi tij. 55 sa hallet i kam unë në kokë. 214

