Page 217 - Demo
P. 217
Për me mujtë ndrikulla me e tretë punën e gomarit56, qi mos me i a xanë në gojë, don me e provue. Rrezikzeza! Topuzi nisi me rrahë mbi shpinë të saj aq sa me e ba me kja e me britë prej dhimbash57. “Ndale, – i thotë – kumbar, se m’a xuer shpirtin! – S’ka, – i gjegjë ai – pa më kthye gomarin, s’pshton shndosh”58. Bë be e rrfe ajo, se po t’a kthej: e shkon e e çilë deren e burgut; atëherë nalet topuzi e ajo merr frymë. I hypë djali gomarit, e, tuj mbajtë në njanën dorën pulën e nën sjetull tepsin, i grahë me topuz e kthen shndosh e mirë tu shpija. Q’at ditë xu mend e jetoi si ma i miri mos me i a pasë kuj lakmi. At Donat Kurti, Prralla kombëtare, mbledhë prej gojës së popullit, BLE I, f. 19-22, Shkodër, 201356 që ndrikulla të bënte që të mos përmendej çështja e gomarit. 57 aq sa e bëri të qante dhe të ulërinte nga dhimbjet.58 nuk shpëton gjallë.1. Çfarë shprehet zakonisht në përralla? Si e konsiderojnë përrallën folkloristët, etnografët, psikologët dhe letrarët? 2. Kur ka lindur përralla sipas studiuesve? Kur është shënuar përralla e parë gjermane? Ku, në ç’kohë dhe nga kush u botua koleksioni i parë i përrallave evropiane? Në cilin shekull u rrit më së shumti interesi për përrallat? 3. Kur u shfaq interesi ndaj përrallave shqiptare? Kur iu kushtua një vëmendje më e madhe atyre? Cilët janë disa nga kontribuesit (shqiptarë dhe të huaj) e mbledhjes dhe të hulumtimit të tyre?4. Plotësoni tabelën e mëposhtme me teoritë për përrallat dhe metodat për studimin e tyre.Teoritë Kuptimi i tyreS T U D I M T E K S T I Figura e Shën Kollit, përveçse në përralla, shfaqet me shumë finesë edhe në veprën e Gjergj Fishtës “Anzat e Parnasit”, në poemën Nakdomonicipedija. Fishta si në një përrallë, tregon që Zoti kuptoi se sjellja e egër e njerëzve me njëri-tjetrin vinte edhe për shkak të sasisë së pamjaftueshme të truve që u kishte dhënë fillimisht (300 gramë). Në këto kushte, ai urdhëroi Shën Kollin që të zbresë në tokë me një anije të mbushur me mend për t’ua shitur njerëzve. Shën Kolli, mbasi shiti mend dhe shqisa në shumë vende të botës, u nis drejt Shqipërisë. Njëkohësisht me Shën Kollin mbërriti në portin e Shëngjinit edhe Djalli, i cili kishte ngarkuar në Francë një anije me këpucë. Shqiptarët vendosën në kuvend që të mos blinin mend nga Shën Kolli, por të merrnin këpucët e Djallit. Ironia e Fishtës është e qartë: Shqiptarët kanë këmbë e këpucë për të ecur, por s’kanë mend e s’dinë ku shkojnë: Pse pat thanë nji plak pa dhambë/ Kush s’ka mend do t’ketë kambë.215

