Page 219 - Demo
P. 219
Personazhet negative:1. ______________________________ 2. ______________________________ 3. ______________________________ _____________________________ ______________________________ ______________________________ _____________________________ ______________________________ ______________________________ _____________________________ ______________________________ ______________________________23. Si u shpërblye djali dhe përse? Cili është morali/mesazhi që përcjell përralla?Detyrë1. Bëni krahasimin e përrallës “Dur Topuz! Ndal Topuz!” me variantin e mëposhtëm. Përcaktoni elementet dalluese të dy varianteve. “VUR TOPUZ! DUR TOPUZ!”Na ishte një djalë i varfër që nuk kishte asgjë në këtë botë, veç nënën e babanë e moshuar. Që t'i mbante prindërit me nder, ai shkoi për të punuar te një zotëri, i cili e vuri të priste disa pemë dhe të mbante dru gjithë ditën. Puna ishte e mundimshme, por djali ishte i drejtë dhe nuk kursehej, prandaj dhe Zoti po ia sillte mbarë.Një ditë kur po çante dru, u shfaq Shën Kolli me një gomar në dorë dhe i tha:– Kam ardhur të të bëj një nder, se shoh që po e bën punën me të drejtë. Merre këtë gomar e mbaje në shtëpi, se ka për të bërë çdo ditë para. Vetëm bëj kujdes mos t'ia lësh njeriu në dorë, as edhe për një ditë të vetme.Djali u gëzua sa s'thuhet dhe iku nga zotëria ku punonte. Dhe me të vërtetë çdo ditë gomari i bënte para. Një ditë i erdhi kumbara dhe ia kërkoi gomarin të shkonte në mulli, po djali i tha se e donte për vete dhe nuk ia jepte dot. Ajo i premtoi që do t’ia kthente brenda ditës, dhe pas shumë lutjesh e betimesh, djali ia dha gomarin. Në mbrëmje, kur ajo u kthye në shtëpi, tha me vete: \sa të dojë për të ngrënë, po ia çoj nesër.\sermi. Dhe kështu nuk ia ktheu më gomarin.Djali u mërzit dhe shkoi të merrte gomarin, por kumbara që ishte dredharake si një dhelpër, e bëri për budalla dhe i tha që nuk i ka marrë gjë gomar. Djali u bë aq keq sa nuk donte veten dhe u kthye në shtëpi duarbosh.Për ca kohë djali jetoi me paratë që kishte kursyer, por nuk vonoi shumë dhe i harxhoi të gjitha. Pastaj u detyrua të shkonte të punonte përsëri te zotëria i mëparshëm.Një ditë, kur po bënte dru në mal, iu shfaq prapë Shën Kolli, e merr mënjanë dhe i thotë:– Po me dhimbsesh or djalë! Merre këtë tepsi dhe çfarëdo që t'i kërkosh Zotit ka për të ta dhënë.Djali u nda nga zotëria dhe, me të vërtetë, çfarë kërkonte i mbushej tepsia plot, para, mall etj.Një ditë prej ditësh, mbreti kishte dalë për të gjuajtur dhe kaloi nëpër fshat. Djali i doli përpara, e priti me ndere të mëdha dhe iu lut të qëndronte për drekë. Mbreti e pa që ai e kishte për zemër që të qëndronte dhe ia bëri qejfin. Po kur u ulën për të ngrënë, në tavolinë nuk kishte asgjë përveç tepsisë. Sapo djali filloi të lutej, tavolina u mbush plot e përplot me bukë dhe me fruta nga më të mirat. Mbreti u habit shumë dhe i kërkoi djalit t'i tregonte me doemos se kush ia bënte këtë punë. Donte apo nuk donte, djali u shtrëngua dhe ia tregoi mbretit të fshehtën e tepsisë. Atëherë mbreti dha urdhër dhe ia mori tepsinë, edhe nuk iu zbut zemra nga lutjet dhe lotët që derdhi djali.Pas ca kohësh, djali u bë përsëri i varfër dhe shkoi përsëri të punonte te zotëria për të nxjerrë kafshatën e gojës, për vete dhe për dy pleqtë.Sa herë që shkonte në mal për të bërë dru, i lutej Shën Kollit që ta ndihmonte. Shenjti e dëgjon dhe i shfaqet për të tretën herë me një pulë në dorë dhe i thotë:– Po si nuk vure mend një herë! Merre këtë pulë dhe hap sytë mos e humbasësh! Sa herë që të bëjë vezë, ke për të gjetur florinj dhe gurë të çmuar.217

