Page 22 - Demo
P. 22
1 Vajtimi i Ajkunës është një pjesë lirike e ciklit të Kreshnikëve. Omeri 7 vjeç, djali i Mujit dhe i Ajkunës, është vrarë në betejë duke luftuar si kreshnik. 2 Muji e varros djalin me duart e veta në Lugjet e Verdha dhe kthehet në kullë. Ajkuna merr vesh lajmin e zi dhe niset e vetme me vrap drejt pyjeve me hidhërimin e lajmit të zi në zemër.3 Yjet ndalen që të dëgjojnë vajin.4 Emër vendi i papërcaktuar, mbase imagjinar, që del shpesh në Ciklin e Kreshnikëve.5 t’u shoftë.6 Shpërthen kuja me një mallkim për hënën që nuk e lajmëroi më parë.7 pranë.8 lutje: do t’i isha lutur ahut të malit.9 degë-degë.10 Ahu shtrin degën më të bukur që ta ndihmojë nënën të mbështetet.11 loti.12 zogjtë e malit ndërpresin këngën. Ndërsa shprehja e dhimbjes bëhet gjithmonë e më e thellë, para varrit të djalit ka heshtje. Ndihet respekti për nënën dhe dhimbjen e saj. 13 Tablotë zëvendësojnë njëra-tjetrën. Yjet, hëna, zogjtë, dega e ahut mënjanohen. Mbetet vetëm nëna që i drejtohet të birit herë me pyetje, herë me lutje, herë me habi. 14 Kjo është pjesa më intime, më njerëzore e më prekëse e vajtimit. 15 Dhembja merr trajtë tjetër. Para varrit nëna kujton çaste nga jeta e djalit e, sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja e zemrës së nënës. 16 Rrëfimi i këngës \buron nga tërësia e problematikës së epikës legjendare. Kënga përshkohet nga fryma heroike (heroizmi), qëndrimi ndaj ngjarjeve, veprimeve të personazheve dhe jetës së tyre, si dhe figurave që përdoren për t’i karakterizuar, përmes indiferentizmit të krijuesit e të praktikuesit popullor. Shumë studiues e konsiderojnë si krijim lirik që qëndron mes këngëve epike heroike të kreshnikëve. Qyqe vetëm rrugën m’a paska marrë2,Kan xan vend hyjt vajin për me e ndie3,Kur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha4,Atëhere hanën nana ka mallkue: – T’u shkimtë5 drita ty, o mori hanë6 – Qi s’m’a çove at natë nji fjalë, N’Lugje t’Verdha shpejt me dalëBashkë me hi n’nji vorr me djalë!Ndoshta vorri t’dyve s’na kish xanë, Ndoshta djali ngjat7 nuk m’kishte lanë.Nji vorr t’ri – por kishte çilë për bri. Ahit t’malit rixha8 i kishte ba,Por mue gropën me m’a lanë – Se aq-e vend m’a kishin falë. Mallkue kjosh, o mori hanë!Qysh me e lanë nanën t’pa djalë!Kur ka shkue te vorri i djalitKa pa ahin treqind vjeç.Ahi ishte rrema-rrema9Nja ma t’bukrin mbi vorr qi p’e shtri.Mirë po pshtetet për degë t’ahit.10Pikon lodja11 mbi vorr t’djalitKan lan kangën zogjt e malit12, Kan lan kangën me vështrue!“– Po a s’e din se kush ka ardhë,Qi nuk çohesh për m’u falë.More i miri i nanës-ooo!13Amanet, o more bir,Del nji herë ksi burgut t’errët.Fol me nanën qi t’ka rritë.S’m’ke lan kurr kaq shumë me pritë14Ka lshue hana rrezet n’pyllëKan shkrepë hyjzit nëpër qiellë,Pvesin diellin – a ke pa?Rrahit t’zi ndër kambë i kishe ra: – Ka qillue bjeshka e gjanëGjith ku t’dueni vend me xanë– Nuk po m’len nji ah me pa. ...Mor Omeri i nanës-oooA thue gjogun me t’a pru15,Del ndo’ i herë për me lodrue,Bjen ndër gurra me u freskueKërko majet bashk me zanaSe ty vorrin t’a ruen nanaMori i miri i nanës-ooo!16AJKUNA QAN OMERIN 120

