Page 220 - Demo
P. 220


                                    Djali e mori pulën dhe filloi të rregullonte shtëpinë, tokën dhe çdo gjë që kishte.Por atë vit u afrua një dimër i vështirë dhe djalit iu ngulit në kokë se pula mund të ngrinte nga i ftohti i madh që do të bënte. Pasi u mendua gjatë, e ndau mendjen ta çonte pulën te një rrobaqepës në qytet, që t'i bënte një palë rroba.– Kam një pulë që nuk gjendet në botë, – i thotë djali rrobaqepësit. – Për çdo ditë më bën nga një vezë dhe jo vezë dosido. Vezë që ka brenda florinj e gurë të çmuar. Por kam frikë mos më ngrin me këtë të ftohtë të madh që po bën, prandaj e solla këtu, që t'i bësh një palë rroba të mira. Për para mos e ki problem, të kushtojë sa të kushtojë.Pasi e dëgjon rrobaqepësi, i çuditur hidhet dhe i thotë:– Nuk kam dëgjuar kurrë të bëhen rroba për një pulë, por meqenëse ty të është mbushur mendja, lëre pulën këtu dhe eja ta marrësh nesër.Djalit nuk i shkonte ndër mend që ai mund t'i bënte ndonjë hile dhe ia la pulën. Rrobaqepësi ia mori pulën dhe e ndërroi me një tjetër, me të njëjtën ngjyrë dhe masë, pastaj i preu një palë rroba dhe e bëri gati. Djali erdhi të nesërmen dhe pasi mori pulën, i dha një grusht para.Por u çudit se pula nuk po bënte më vezë. Të shkonte të ankohej nuk e bënte dot, se nuk ishte parë ndonjëherë pulë e veshur me rroba. I ra kokës dy-tri herë me grushte dhe tha:– Isha i mjerë e u bëra i lumë, isha i lumë e u bëra i mjerë, po mend nuk vura asnjëherë!U bë për të vrarë veten, por u kujtua për familjen dhe e mblodhi veten. Tani nuk kishte më sy e faqe që t'i lutej Shën Kollit, por ai iu shfaq përsëri. Në fillim e qortoi se nuk ia kishte dëgjuar fjalët, pastaj i la në dorë një topuz dhe i tha:– Dëgjo o bir! Ky topuz ta heq mërzinë dhe të jep atë që meriton, mjafton që t'i thuash: \topuz!\Djali e mori dhe e vari në një tra. Një ditë kur ishte i mërzitur, e mori nga trari dhe i tha: \topuz\ta ndalonte. Pastaj u kujtua dhe tha: \Pastaj djali e mori topuzin dhe shkoi te rrobaqepësi e i tha:– Kam ardhur të të tregoj diçka të bukur. E sheh këtë topuz? Mjafton t'i thuash: \dhe ai kërcen e të heq mërzinë.Rrobaqepësi kujtoi se do t’ia hidhte si me pulën dhe donte ta provonte menjëherë, edhe i tha me zë të lartë: \Ai filloi të kërkonte ndihmë dhe të lutej, por djali i tha:– Pa më kthyer pulën, nuk e ndaloj topuzin.Ai u betua se do t’ia kthente dhe pasi mori pulën, djali e ndaloi topuzin.Pasi mori pulën shkoi te mbreti dhe ia punoi në të njëjtën mënyrë. Edhe mbreti u detyrua t'i kthente tepsinë që i kishte marrë.Pastaj shkoi te kumbarja dhe ajo u ndje në siklet se mos i kujtonte punën e gomarit dhe i tha se ishte shumë e mërzitur. Atëherë djali i thotë se ka këtë topuzin që ta heq menjëherë mërzinë. Sapo ajo tha \– Ndaloje mor djalë se më mori shpirtin! – i thotë kumbarja.– Pa më kthyer gomarin nuk shpëton e gjallë, – ia kthen djali.Dhe kështu djali i hipi gomarit e në njërën dorë mbante pulën dhe në tjetrën tepsinë. Vuri dhe topuzin lart gomarit dhe u kthye në shtëpi.Që nga ajo ditë vuri mend dhe bëri një jetë të lumtur.218
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224