Page 221 - Demo
P. 221


                                    PËRRALLATPërrallat fantastike dhe përrallat realisteLlojet e përrallave. Mendimet mbi ndarjen e përrallave janë të ndryshme, sepse ato janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen në mënyra të ndryshme. Studiuesit, sipas metodës së studimit, pikënisjeve për këtë ndarje dhe të përmbajtjes së përrallave, bëjnë ndarje të ndryshme. Ndarja paraqet vështirësi, pasi i njëjti motiv shfaqet i ndryshëm në kontekste të ndryshme dhe i njëjti personazh vepron në krijime të ndryshme me funksione të ndryshme. P.sh., Qerosi1 ndeshet si në përrallat fantastike, ashtu edhe në ato humoristike.Disa studiues mendojnë se tipari dallues i përrallave është e jashtëzakonshmja, të tjerë mendojnë se është fantastikja2. Ata që konsiderojnë të jashtëzakonshmen si element dallues, i ndajnë përrallat shqiptare, në bazë të përmbajtjes dhe të formës artistike në katër grupe: përralla fantastike (të mirëfillta), përralla novelistike (aventurore), përralla humoristike dhe fabula. Ata që nisen nga subjekti i tyre, vendi i fantazisë dhe i së çuditshmes në to, i ndajnë në dy grupe të mëdha: fantastike dhe realiste. Përrallat realiste ndahen në përralla novelistike (aventurore)dhe në përralla humoristike. Edhe brenda të njëjtit grup, përrallat kanë veçori dalluese e specifike. Përrallat fantastike klasifikohen sipas motivit që zbërthejnë, llojet e tjera klasifikohen sipas tematikës së tyre. Në disa përralla është zotërues elementi alegorik, në disa të tjera satira dhe humori. Elemente të humorit dhe të satirës gjenden në të gjitha përrallat.1 Personazhet pozitiveE Bukura e Dheut, Dedalija, Çangallozi, Bilmeni, Maro Përhitura, Floçka, Gërzheta, Qerosi, vëllai i vogël etj.2 Kafshë pozitive Dyrdyli, Pela Qylehane, Shqiponja, Miza e dheut etj.3 Personazhet negativeKuçedra, Katallani, Shtriga, Lubina, Divi, Syqenëza, Shtatëpëllëmbëmjekërshi, Njerka, Qosja, Shejtani, Arapi, mbreti etj.Përrallat fantastike kanë tipar kryesor elementin e jashtëzakonshëm, i cili paraqitet në formën e të mrekullueshmes3 ose të fantastikes. Lufta e së mirës kundër së keqes në shoqëri dhe në natyrë jepet nëpërmjet personazhesh që shpesh janë njerëz të thjeshtë, si Qerosi, djali i varfër, vajza e varfër etj., dhe personazhesh, si: mbreti, pasaniku, kleriku etj., që të shumtën e herëve paraqiten me tipare negative (pabesia, smira, dembelizmi). Fantazia e njeriut, pa u shkëputur nga realiteti konkret, e pasqyron në mënyrë artistike atë. Nëse temat dhe problemet që trajtojnë këto përralla i shohim si probleme të jetës së njerëzve të hershëm, atëherë mund të flitet për realizëm edhe te përrallat fantastike. Tema e luftës midis së mirës e së keqes në përrallat fantastike shfaqet në përpjekjet për nënshtrimin e natyrës dhe për ndryshimin e raporteve shoqërore, si dhe në qëllimin për të arritur lumturinë familjare e vetjake.1 Qerosi në përrallat fantastike shkon në botën e poshtme, lufton me kuçedrën, etj., ndërsa në përrallat humoristike u kundërvihet me forcën e mendjes së tij figurave tokësore: mashtruesve, kurnacëve, injorantëve e gënjeshtarëve. P.sh., në përrallën humoristike “Prifti koprac dhe qerosi” tregohet se si qerosi, për të marrë hakun e të vëllait, vihet në shërbim të priftit dhe përmbush të gjitha detyrat, që në fakt duken se janë të parealizueshme.2 Fantastike: 1. që është vetëm në përfytyrimin e njeriut, që ekziston vetëm në imagjinatën e njeriut; që s’ta kap dot mendja, që të duket jo i vërtetë, por që mund të ndodhë në të ardhmen. 2. Që është pjesë e fantazisë, i trilluar; që nuk mund të jetë i vërtetë, që nuk mund të ndodhë; i pabesueshëm. 3. Që të mahnit me pamjen, me cilësitë a me tiparet e tij; që ka veti të jashtëzakonshme, i mrekullueshëm, përrallor.3 E mrekullueshme: që të habit e të bën për vete, që të mahnit me cilësitë e rralla, me bukurinë, me forcën, me madhështinë e vet etj.; që është shumë i mirë, shumë i bukur, i jashtëzakonshëm, që na tërheq pa masë, i përsosur, i shkëlqyer.219
                                
   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225