Page 222 - Demo
P. 222
Tri drejtimet e luftës në përrallë1. Nënshtrimi i natyrës:Njeriu synon të hyjë në të fshehtat e natyrës, të zbulojë ligjet e saj dhe t’i vërë ato në shërbim të tij. Heronjtë përballojnë me sukses fatkeqësi natyrore si thatësira e shtrëngata, luftojnë kundër kafshëve të egra ose i zbusin ato; shpikin vegla e barëra shëruese, ngrenë pallate të mrekullueshme, ndërtojnë rrugë etj.2. Kundërshtimi i së keqes në shoqëri:Njeriu i thjeshtë lufton kundër mbretit, pasanikut, dinakut, ziliqarit etj. Fitorja e heronjve nxjerr idenë se me forcë, guxim e zgjuarsi arrihet suksesi në luftën kundër së keqes.3. Arritja e lumturisë:Lufta, puna dhe përpjekjet e personazheve tregojnë se njerëzit synojnë një jetë më të mirë e me dinjitet dhe se lumturia arrihet me punë e përpjekje, me guxim e sakrificë.Secili nga tri drejtimet e përrallës e gjen konkretizimin e vet në forma të larmishme që sjellin tema e subjekte të tilla, si: 1 Ndeshje me kundërshtarë të mbinatyrshëm:Njeriu me një sy, Divi, Kuçedra, Mëmëlubia, Syqenëza, Trepëllëmbështateshtatëpëllëmbëmjekra, Shejtani, Xhindi etj. 2 Martesa me gra e vajza të mrekullueshme apo me djem e burra të mrekullueshëm: E bukura e Dheut, Arap Yzengjia, Gërzheta, Floçka, Perria, Vajza me yll në ballë e hënë në gjoks, Mbreti dhe Qerosi, etj.3 Kryerje detyrash të mbinatyrshme: Bilbil Gjyzari, Shtatë djemtë dhe djali, Marashi i vogël, Klloçka e artë me zogjtë e artë etj. Në përrallat fantastike shqiptare ndihmës të mbinatyrshëm janë: plaka ose plaku i jashtëzakonshëm, i vdekuri mirënjohës, nëna e vdekur që ndihmon vajzën, Shën Kolli, kafshë e shpendë (si gjarpri, kali i mrekullueshëm, peshku, ariu, ujku) apo dhe objekte magjike (si shpata që vret vetë, topuzi, unaza, qylafi, qilimi fluturues, uji i pavdekshëm, fyelli etj.). Me anë të trillimit artistik, të pasuruar me figura artistike të larmishme e interesante, përralla zbulon fakte jetësore të cilat i paraqet nëpërmjet elementeve të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Elementet fantastike të përrallës janë paraqitja artistike e dëshirave dhe e përpjekjeve reale të popullit: qilimi fluturues mishëron dëshirën e njerëzve për të pasur mjete të shpejta komunikacioni. Në përrallat fantastike, elementet e mrekullueshme paraqiten si të domosdoshme. Në to ka mjaft figura fantastike që veprojnë e janë të domosdoshme, si p.sh.: Kuçedra, gra e burra të mrekullueshëm, E bukura e Dheut, Perria, Djali gjarpër, Vajza breshkë etj. Studiuesit janë të mendimit se tregimet fantastiko-shkencore të sotme e kanë zanafillën në përrallat fantastike, ku gjejmë fëmijë që rritet për tri ditë sa për tre vjet, djalë që me një të bërtitur e bën trupin e kundërshtarit të fundoset në dhe, lule që vyshket kur heroi është i mërzitur, mbret yjesh dhe mbret deti etj. (“Petriti”, “Kutija e mrekullueshme”, “Kuçedra dhe e Bukura e Dheut” etj.).Në përrallat fantastike elementet e mrekullueshme e të mbinatyrshme krijohen me hiperbola (heroi ngre një peshë të rëndë me aq lehtësi, sikur ngre një kokërr mollë) dhe personifikime (kafshët, bimët, malet flasin e veprojnë si njerëz; dukuritë natyrore përfytyrohen si qenie të gjalla ose si veprime qeniesh të tilla dhe mishërohen në një figurë konkrete; thatësira përfytyrohet si një përbindësh, kuçedër që zë burimet e ujërave).220

