Page 223 - Demo
P. 223


                                    Përrallat novelistike (aventurore). Këto janë përralla realiste, subjekti i të cilave shtjellohet në mjedise pranë realitetit. Elemente thelbësore të përrallave novelistike janë elementi aventuror dhe e papritura. Veprimi në përrallë kalon nëpër një varg të papriturash, tregimi i të cilave në tërësi i ngjan një novele të vogël. Prandaj këto përralla njihen si novelistike ose aventurore. Episodet me një frymë aventurore ndjekin njëri-tjetrin. Megjithatë, mrekullitë e çuditë, ndërhyrja e fatit, e rastit, e qenieve fantastike nuk mungojnë. Elementi i jashtëzakonshëm ose fantastik, pa të cilat përralla nuk mund të quhet përrallë, ekziston, por nuk është thelbësor. Elementi aventuror i subjektit shtjellohet në formën e udhëtimit, gjatë të cilit heronjtë ndeshin pengesa dhe hasin armiq e kundërshtarë që i mposhtin.Përralla realiste janë “Maro Përhitura”, “Qerosi”, “Vajza e ndershme” etj. Në përrallën \ndershme\i bëjnë propozime imorale dhe kalon peripeci e vështirësi të shumta.  Karakteristika të përrallave fantastike: Subjekti shtjellohet duke kapërcyer kufijtë e reales.Veprimi zë vend kryesor, kurse përshkrimi është mjaft i kufizuar.Shtrirja e veprimeve është e gjerë (përrallat fantastike janë më të gjatat e prozës popullore).Prania e personazheve fantastike krahas atyre njerëzore.Personazhet e trilluara fantastike zënë thuajse kryet e vendit.Grupimi i personazheve pozitive e negative përballë njëri-tjetrit (me veçori e karakteristika të prera).Hyrjet e mbylljet klishe (zakonisht nuk mungojnë).Përsëritja e veprimeve triherëshe.Ritmi zakonisht i ngadalshëm i ligjërimit (përshkruan situata ku të papriturat zënë një vend të rëndësishëm).Pika kulmore e përrallës ndodhet zakonisht në fund (ka edhe përralla me më shumë se një pikë kulmore).Në përrallat fantastike gjithçka është e mundshme. Karakteristika të përrallave realiste: E jashtëzakonshmja shprehet brenda kufijve të mundësisë e më pak të gjasës.Elementi aventuror jepet në kufijtë e së mundshmes (personazhi kalon nga një vend në tjetrin, nga një aventurë në tjetrën, nga një trimëri në tjetrën, nga një situatë e vështirë në tjetrën dhe gjithmonë del fitimtar).E papritura është e pranishme në të gjitha situatat që kalon personazhi (pasi heroi ka kryer një akt të guximshëm, krejt papritur apo rastësisht i duhet të kryejë një akt tjetër edhe më të guximshëm sesa i pari).Veprimet dhe personazhet paraqiten në një plan më të qartë real, në një botë të larmishme dhe interesante.Problemet e jetës së përditshme lidhen me aspekte të ndryshme të saj.Subjekti është origjinal, dramaticiteti i pasur, konfliktet dhe zgjidhjet janë interesante.Rrëfimi tërheqës ngjall kureshtje, shmang monotoninë.Mjediset e ngjarjeve janë tokësore, edhe pse zbukurohen e poetizohen bashkë me personazhet.Elementet fantastike e të mrekullueshme nuk janë thelbësore (janë më të pakta dhe nuk mbajnë atë peshë si në përrallat fantastike).Tregimi nuk mbështetet rreth figurave të mbinatyrshme apo mitologjike.221
                                
   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227