Page 225 - Demo
P. 225
Karakteristika të fabulave realiste: E jashtëzakonshmja shprehet në formën e fantastikes.E jashtëzakonshmja realizohet përmes personifikimit, animizmit, antropomorfizmit dhe totemizmit.Kafshë dhe bimë të ndryshme flasin, mendojnë, veprojnë e ndiejnë si njerëzit.Personazhet përfaqësojnë grupe të caktuara shoqërore ose janë simbole tiparesh dhe idesh të njerëzve.Janë krijime me një strukturë të thjeshtë një-episodike (mund të ndërtohen edhe me disa episode në varg, për të zbuluar dhe për të paraqitur sa më të plotë idenë).Kafshët takohen me njëra-tjetrën (pas një takimi të parë priten edhe takime të tjera).Kanë formulat hyrëse, tipike për përrallat (në një pjesë të madhe).Kanë në fund një mbyllje moralizuese.Dialogu luan një vend të veçantë.Optimizmi i personazhit pozitiv ruhet në çfarëdo rrethane.Temat më të rëndësishme që trajtojnë fabulat janë: vesi dhe virtyti; e mira dhe e keqja; marrëdhënia midis të fortit dhe të dobëtit; drejtësia dhe padrejtësia; puna dhe dembelizmi; ndihma reciproke; interesi i përgjithshëm dhe ai personal; mirënjohja dhe mosmirënjohja; besa dhe pabesia; bashkimi dhe dasia; zgjuarsia dhe naiviteti; dënimi i tipareve negative dhe i veseve.Totemizëm: Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit.Anekdota. Anekdotat janë tregime të shkurtra realiste, me karakter humoristik e satirik dhe me përfundim të papritur. Personazh kryesor i tyre është Nastradini i shumanshëm hokatar, që fsheh një thumb të pamëshirshëm kundër çdo vesi.Personazhe janë edhe Tosku dhe Mosku, Qerosi, shërbëtori, fshatari i zgjuar etj.Karakteristika Legjendat Përrallat1 Rrëfimi Besohet rrëfimi (ngjarje, vende, persona realë). Nuk besohet rrëfimi (i trilluar).2 Shndërrimi Tregon shkakun e një dukurie të caktuar. Përdoret për shkaqe të ndryshme.3 E jashtëzakonshmja Besohet nga dëgjuesi. Nuk besohet nga dëgjuesi.4 Situatat fantastike Janë më të kufizuara. Janë të pakufizuara.5 Përsëritjet triherëshe Mungojnë. Janë karakteristike.6 Formula hyrëse e mbyllëse klishe Mungojnë. Janë karakteristike.7 Lokalizim i vendit të ngjarjeve Element specifik i legjendave shqiptare. Mungon.8 Episode Një. Disa.223

