Page 226 - Demo
P. 226
Mbreti dhe QerosiNjë mbret një herë kishte 40 lepuj.Mbreti për këta lepuj kërkonte një rrogëtar, por me këto kushte: Atij rrogëtari që do t’i binte lepujt tamam, pa i humbur as ndonjë, do t’i falte mbretërinë e vet si dhe çupën do t’ia jepte për grua; në qoftë se rrogëtari nuk ia shpinte tamam, do t’i pritesh koka. Shumë njerëz kishin vajtur për atë nëpunësi, por asnjeri nuk e mbaronte këtë detyrë dhe kështu i pritesh koka. Pas këtyre vete dhe nji Qeros.Mbreti, si e pa Qerosin, e pyeti për ç’punë kishte vajtur. Qerosi i përgjigjet: Madhëri, kërkoj ndonjë punë. Mbreti i thotë: – Unë tjatër punë s’kam, por po deshe që të bëhesh i pasur, të marrish edhe çupën time pë grua, të më ruash këta dyzet lepuj që i kam; dhe po m’i prure darka darkës tamam, le që çupën do ta jap për grua, por do të fali dhe Mbretërinë t’ime. Por, nuk m’i prure tamam darka darkës, do të të pritet koka ashtu si të tjerëve. Kështu Qerosi e mori përsipër këtë shërbim. Me të nesërmen u gjënt Qerosi në krye të detyrës, i mblodhi lepujt dhe i shpuri për të kullotur në nji çair aty afër. Por lepujt nuk qëndruanë në çair të gjithë, por një nga një ikën. Qerosit i hyri frika në zëmër dhe zuri të qante me ulërimë se do t’i pritesh koka. N’atë kohë që Qerosi po ulërinte së qari, shkon nji grua plakë andej dhe e pyet përse qan?– Mos më pyet moj nënë: Mua më kanë humbur dyzet lepuj të mbretit dhe kështu, për këtë shkak, do të më pritet koka. Plaka s’i bëzau gjë Qerosit, por i dha një cule1 që të shkonte kohën. Qerosi qau sa qau pas ikjes së plakës, u lodh dhe kështu mori culen dhe po i binte. Kur dëgjuan lepujt zërin e cules, u mblodhën të gjithë para Qerosit, dhe po kullosnin përpara tij. Mbreti, si e pa që Qerosit nuk po i largoheshin lepujt, u dëshpërua shumë e mendoi një gjë.– Do vete, – tha, – të blej një gomar sakat dhe do të vishem me rroba e lecka si fukara dhe do të shkoj andej na Qerosi, e mbase i a vjedh ndonjë lepur, në mos e gënjej edhe me para. Mbreti bëri kështu, bleu një gomar, u vesh si fukara dhe shkoi te Qerosi e i thotë: – Të lutem shumë or mik, në është e mundur të më falësh një lepur, në mos po ta paguaj, se dua të zë edhe unë farën meqenëse janë lepuj të butë. Qerosi e njohu që ky ishte Mbreti, por nuk i bëzajti gjë, por i thonte që nuk është e mundur të të jap. Mbreti prapë i lutet, por nuk ishte e mundur. Mbasi u mendua pakë, Qerosi i thotë Mbretit. – Zotni, unë lepuj nuk shes me para, por me qenë se m’u vardise shumë, po ta puthëshnjë herë përmbrapa gomaren, unë që të zësh ti farën, do të jap një lepur. Mbreti nga nevoja që kishte e puthi gomaren përmbrapa kështu Qerosi i dha një lepur. Mbreti si e mori lepurin, iku me një gëzim dhe e lëshoi në bahçe të pallatit dhe kështu po priste kohën që të vinte qerosi e t’i priste kokën. 1 fyell224

