Page 227 - Demo
P. 227
Kuptojmë tekstin 1. A është e lehtë t’i grupojmë përrallat në lloje? Përse?2. Si mendojnë studiues të ndryshëm rreth tiparit dallues të përrallave? Si ndahen përrallat prej secilit grupim të studiuesve? 3. Cili është tipari kryesor i përrallave fantastike? Renditni disa nga karakteristikat kryesore të përrallave fantastike.4. Renditni disa nga karakteristikat kryesore të përrallave realiste.Grupi 1 i studiuesve Grupi 2 i studiuesveNë bazë të formës dhe të përmbajtjes Në bazë të subjektit të tyre dhe vendit të fantazisë e të çuditshmesLlojet Karakteristikat Llojet/Nënllojet KarakteristikatKur u afrua koha e të kthyemit për një pallat, Qerosi i bie cules dhe mblidhen lepujt një nga një. Zërin e cules e dëgjon edhe lepuri që ishte në oborr të pallatit, e kështu hidhet edhe ky nga muri si vetëtima dhe shkon në shokët. Kështu Qerosi, duke i rënë cules, shkonte përpara dhe lepujt vinin nga pas të dyzetë deri sa i shpuri në oborr të Mbretit. Mbreti si e pa që lepujt ishin që të gjithë, u pikëllua në zëmër dhe s’dinte ç’të bënte.Mendoi një gjë tjetër e i thotë: – Në qoftë se do çupën time për grua, kërkoj prej teje të më mbushësh një thes me fjalë.Qerosi, mbasi u mendua pak edhe këtë e pranoi.Kështu Mbreti ftoi edhe të tjerë mbretër që të ndodheshin aty kur Qerosi të mbushte thesin me fjalë. Erdhën mbretërit, dhe Qerosi paraqitet para tyre me thes në dorë, dhe i thotë Mbretit të vet.– Madhëri, thesin duhet ta mbani Madhëria e Juaj me grykë të hapët deri sa unë ta mbushë me fjalë. Do s’do, ngrihet Mbreti për të mbajtur thesin. Qerosi afroi turiçkat në buzë të thesit dhe filloi t’u tregonte Mbretërve ngjarjen që në fillim, domethënë kushtet që kishte bërë me Mbretin, dhe po e biten fjalën deri atje se qysh erdhi Mbreti në livadh te lepujt dhe qysh e puthi gomaren përmbrapa. Mbreti që kishte bërë atë punë, me një herë ndaloi Qerosin duke thënë: – Mjaft biro se u mbush tani; i lidhi thesit grykën dhe ti me çupën time të trashëgohesh.Kështu Qerosi, me zotërinë e vet e mori çupën e Mbretit për grua.As prrallë as gjë s’rrëfej po jam i zoti që u gënjej. Visaret e Kombit, Vëllimi IV, f. 280-283S T U D I M T E K S T I 225

