Page 230 - Demo
P. 230


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Mitrush Kuteli dhe folklori Kuteli është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqipe. Krijimtaria e tij lidhet ngushtë me folklorin, veçanërisht në rrëfimet në prozë të përmbledhjeve “Tregime të moçme” dhe “Përralla”. Në to, Kuteli ka imituar dhe ka marrë shumë elemente tipike të krijimtarisë gojore. Se sa shumë e vlerësonte Kuteli krijimtarinë popullore e tregon fakti që ai ishte edhe mbledhës i folklorit. Ai e pranon haptazi lidhjen e ngushtë me folklorin dhe ndikimin që pati në formimin e tij si shkrimtar.Ky ndikim është i dukshëm veçanërisht në prozat “Gjenomadhë e gjatollinj”, “Natë kollozhegu”, \Shpesh në krijimet e Kutelit, folklori del si citat në prozën “Vjeshta e Xheladin Beut”, ku kemi ndërfutjen e vargjeve nga këngë lirike, p.sh.:O çun , çun: çun, çun, Gushën si pëllumb,Mos ma pi rakinë, Se më ban zullum...Këto ndërfutje krijojnë atmosferën e dehjes së plotë dhe të përhershme të Xheladin Beut. Ai kalon nga një aheng në tjetrin, në një harem të madh që e bëjnë të ndihet i turbulluar dhe i shpërfytyruar deri në çmenduri.Ndërhyrja e këngës popullore si citat gjendet edhe te “Si u takua Ndoni me Zallarët”.Ndoni takon Zallarët – kaçakët, të cilët i hanë shalqinjtë. Ai nuk ka çfarë të bëjë, ndaj ia nis këngës si një sfidë ndaj dhimbjes së tij. Ai fillon të këndojë këngët njëra pas tjetrës dhe i bën kaçakët ta dëgjojnë me vëmendje e ta shpërblejnë me para dhe drithë, për emocionet që u solli. Kënga i ndryshon drejtimin e jetës Ndonit. Në këtë mënyrë Kuteli jep rolin dhe ndikimin e madh që ka kënga dhe fjalët e saj në shpirtin e njerëzve.Fry mos fryfsh, moj erë e shkretë,Jalla ku bien këto dyfekëLëfton Xhaferri vet i tretë,Vetë i tretë me treqind vetë. Pas kësaj kënge për trimërinë që i bën të trishtohen për shokët që u vranë, Ndoni e kthen me një këngë lirike për dashurinë.Fryn er’ e detit,Na mbuloi Kumi,Hamide të thirra, Të zgjova nga gjumi.Në disa raste, jo në formë citati, por në mënyrë krejt të hapur Kuteli e referon lexuesin e tij te krijimi popullor, p.sh.: dëgjoni një përrallë të vogël, sipas një legjende, sipas njëpërrallë të dëgjuar etj. Proza “I pasuri që ish i varfër fort”, fillon me Na paska qenë njëherënjë i pasur, dhe përfundon me Punuar sipas një përralle të dëgjuar në Pogradec, në vogëli.Në krijimet e tij, Kuteli shpesh rimerr motive nga krijimtaria popullore, p.sh., në prozën “Më kot” rimerret motivi i baladës së rinjohjes. Xhezari shkon nizam dhe gjatë luftës 228
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234