Page 231 - Demo
P. 231
qëllon të ndeshet me Gurin që është shqiptar edhe ai, por që lufton me ushtrinë greke.Balada e rinjohjes është shndërruar nga Kuteli jo si një rinjohje mes dy vëllezërve ose motrës dhe vëllait, por mes dy shqiptarëve. Ky takim i dy shqiptarëve që luftojnë në krahë të kundërt, për interesa të kombeve të tjera, është dhënë në mënyrën më tragjike. Tragjike është jo vetëm vrasja e njëri-tjetrit, por edhe fakti që asnjëri prej tyre nuk lufton për vendin e tij.Jo rrallë subjekti i prozave të Kutelit iu ngjan përrallave, aty flitet për kërkime qypash me florinj, për kafshë që flasin, për lugetër, për djem që shkojnë në udhëtime të gjata për të gjetur fatin etj.Në krijimet e Kutelit prishet kufiri mes reales dhe joreales, mes fantastikes dhe konkretes. Ai vazhdimisht shkruan sikur po e dëgjojnë, duke imituar në këtë mënyrë krijimet popullore që janë të paracaktuara të dëgjohen. Shpesh, rrëfimtari thekson faktin se ajo që po tregon është e vërtetë dhe se ai vetë po e tregon siç ia kanë treguar të tjerët.Formulat tipike për krijimet popullore janë në të gjitha krijimet, p.sh.: keni parë a s’keni parë, mbahet mend brez pas brezi etj.Rrëfimi i Kutelit dallohet për një mënyrë të veçantë të strukturimit, të quajtur rrëfim brenda rrëfimit. Një subjekt që nis të rrëfehet, ndërpritet nga ndërfutja e një subjekti tjetër, i cili bëhet rrëfimi qendror. Rrëfimi i parë duket si një parasubjekt, si një hyrje që i shërben rrëfimit qendror. Një gjë të tillë Kuteli e përdor te “Natë kollozhegu”, “Natë qershori” etj.Një nga veprat më të diskutuara të Kutelit për lidhjen me krijimtarinë popullore është “Rrëfime të moçme shqiptare”. Që në fillim të përmbledhjes së saj, Kuteli shkruan se: kjo përmbledhje e vogël përmban balada dhe rapsodi popullore, të cilat shkronjësi ështëmunduar t’i kthejë në tregime. Më tutje ai shpjegon se baladat dhe rapsoditë kanë humbur shumë, pas kthimit në prozë. Kalimi nga poezia në prozë bëhet duke ruajtur zhvillimin e ngjarjeve, por duke përfshirë edhe komente, elemente të erudicionit të shkrimtarit, elemente të tjera gjuhësore, si: lidhëzat, parafjalët, fjalë të reja, duke bërë më të dukshëm ndonjë personazh ose ide etj.Në përmbledhjen “Përralla”, megjithëse prozat kanë shenjat e përrallave të njohura, mjaft prej tyre mund të lexohen si krijime krejt autoriale.Te Kuteli ndodh që të rimerret motivi nga përralla dhe çdo gjë tjetër pastaj është autoriale, p.sh.: “E bukura e detit dhe djali i vogël i mbretit”, duket si një përrallë e rirrëfyer, por në fakt është një tekst autorial ku përpunohen elementet e përrallës.Rrëfimi për të bukurën e detit ndërfutet te rrëfimi për djalin e sëmurë, të cilin rrëfimi i kësaj përralle e ndihmon të shërohet.Proza “E kujt ishte nusja” është krijuar mbi strukturën e një përralle, gjithashtu. Në qendër të saj janë tre shokë që duan të martohen me të njëjtën vajzë. E njëjta gjë haset edhe në prozat “Hapu, malore! Mbyllu malore!”, “Të tri motrat” etj.Kuteli ka një lidhje aq të fortë me folklorin, sa edhe krijimeve krejtësisht autoriale u vesh ndonjë element të krijimtarisë popullore, p.sh.: proza “E madhe është gjëma e mëkatit” është krejtësisht autoriale, megjithatë Kuteli shkruan si sqarim se është punuar pas dy legjendave të dëgjuara në Pogradec. Kuteli parapëlqen të hiqet sikur ajo që rrëfen ka lidhje me rrëfimet popullore, por teksti i prozës nuk e vërteton një gjë të tillë. Në këtë mënyrë Kuteli simulon ngjashmërinë me folklorin.Në prozat e tij, ai jo rrallë u drejtohet edhe riteve të lashta, p.sh.: në “Rusa-Papusa!”ndërfuten këngët e motmotit:229

