Page 232 - Demo
P. 232
Rruuusa/ Papuuusa/ Na dërgoi/ Rusiiica/ Për një lugë gjalpë/ Vaj-vaj/ Dudule! Ona-ona/ Tri perona/ Bjer shi/ Në arat tona...Këngët e motmotit përshkruhen me ritualin e tyre. Ato shprehin një mendësi të lashtë, të trashëguar, por që tani luhet si lojë. Në krijime jo rrallë flitet për magji të bëra ose të prishura, ritualin kundër magjisë, por edhe për ritualin e prishjes së magjisë. Kuteli iu drejtohet besëtytnive dhe besimit pagan, si një formë e etnografisë identifikuese e popullit shqiptar. Pavarësisht gjithçkaje, personazhet e Kutelit paraqiten si njohës dhe respektues të besëtytnive, dhe nëse dikush i shkel ato, duhet të presë dënimin.Pjesë e rimarrjeve janë edhe zakonet e lashta, herë të mira e herë të këqija. Kështu, te “Gjenomadhe e Gjetollinj” proza ndërtohet mbi zakonin e gjakmarrjes. Kuteli e rimerr zakonin e gjakmarrjes dhe, ashtu si Koliqi, përpiqet të analizojë peshën e madhe që ai ka në shpirtin dhe mendësinë e shqiptarëve.Ashtu si personazhi i Koliqit, edhe ai i Kutelit do që të heqë dorë nga gjakmarrja.Sefedin Sefedini nuk do që të vazhdojë. Edhe ai, si Doda, e merr gjakun, por kur e kupton mirë vlerën e jetës, ndryshon situatën. Ndryshe nga fundi tragjik i prozës së Koliqit, personazhi i Kutelit, Sefedin Sefedini i kërkon dorën vajzës së Nurë Gjetolliut, familjes me të cilën janë në gjak. Përmasat kohore dhe hapësinore në krijimet e Kutelit rrjedhin si në krijimet popullore.I gjalli shkon në botën e përtejme, të vdekurit kthehen në botën e të gjallëve dhe bisedojnë me ta. Një i gjallë shkon në botën e përtejme, por ato pak ditë në atë botë janë sa pesëqind në botën e të gjallëve. Gjuha që përdor Kuteli, shfaq tipare të forta të asaj që përdoret në krijimet popullore. Ajo karakterizohet nga përdorimi i mallkimeve, i urimeve tipike si në krijimet popullore dhe i fjalëve të urta popullore.Kuptojmë dhe shpjegojmë1. Si mund ta karakterizojmë lidhjen e Kutelit me folklorin? E kopjon apo e risjell nëpërmjet rimodelimit?2. Çfarë efekti ka kënga në shpirtin dhe sjelljen e njerëzve (madje dhe atyre që duket se janë më të egrit dhe më të ftohtit sipas Kutelit?3. Në disa prej prozave të tij, Kuteli përfshin pjesë këngësh popullore, pa i ndryshuar ato (si citim). Cilat janë këto krijime? Rendit dy prej tyre.1. __________________2. __________________4. Në cilën prozë të Kutelit rimerret motivi i rinjohjes? Në të trajtohet:a) rinjohja e vëllait me vëllanë;b) rinjohja e motrës me vëllanë;c) rinjohja e dy bashkatdhetarëve; d) rinjohja e dy vëllezërve nga babai.S T U D I M T E K S T I 230

