Page 234 - Demo
P. 234


                                    Rinë-Katerinëza* * *Njëherë e njëherë, sot e s'di sa mot më parë, na ish një vashëzë e mbetur e varfër – pa mëmë, pa tatë. E si ish e vetëm edhe e shkretë me njerkë nepërkën në shtëpi e s'kish shpirt të gjalli kujt t'i truhej, vinte e i qahej s'ëmës në varr:- Mëmë, a moj mëmëzë,Pse më le të vetëmzë,Të vetëmzë, të varfërzë.Edhe pik-pik i pikonin lotët në tokë.- Mëmë, o moj mëmëzë Merrmë, moj atynëzë…Një herë, dy, tri, gjersa e ëma e ndjeu ballin të lagët nga lotët e vashës edhe i foli që brenda!(...) - Mos më qaj, moj bijëzë,Rinë-Katerinëzë,Se ti fatin tënd ma ke,Ne, moj, varr' i Kirolloit.– Kaq afër e paskam fatin! – na paska thënë Rinë-Katerinëza. Në qenka kështu, të ngrihem të vete ne imzot.E puthi me buzë, e preku me ballë tri herë varrin e mëmës – edhe u ngrit e vajti në varr të Kirolloit.Hënëza ish mbi korije edhe e ruante mos i ngjasë ndonjë e keqe. Hija e saj i vinte pas, besnike, edhe era fërshëllinte nëpër bar e fletë. Rinë-Katerinëza u fal, puthi mermerin e të zot edhe i foli:- O im-zot i Kirollo,As unj veshin më dëgjo,As zgjat krahun më shpëto…“Rinë Katerinëza” është një nga prozat më të njohura të Kutelit, që dëshmon hapur lidhjen e ngushtë me krijimtarinë popullore. Në fund të prozës shkrimtari vendos një sqarim: Punuar pas një rrëfenje të dëgjuar në Pogradec. Në tekst shkrihen pjesë në prozë me pjesë në poezi, duke lënë në mëdyshje nëse krijimi popullor që ka shfrytëzuar Kuteli është në prozë apo në vargje. Fillimi i prozës është një formulim hyrës tipik, si në përralla: Njëherë e njëherë, sot e s'di sa mot më parë...Rinë Katerinëza pas vdekjes së nënës e më vonë edhe të babait mbetet me njerkën, e cila sillet shumë keq me të. Ajo shkonte te varri i nënës dhe qante. Një darkë, nëna i foli nga varri dhe i tha të mos qante se fatin e saj e kishte te varri i Kirolloit. Atëherë Rina shkoi pranë varrit të Kirolloit, nga ku doli një djalë i pashëm. Pasi filluan të bisedojnë, ata u dashuruan dhe nisën të mendonin se si do t’ia bënin që jetonin në dy botë të ndryshme. Vendosin ta jetojnë dashurinë e tyre në këtë botë. Takoheshin çdo darkë dhe dikur Rina mbeti shtatzënë. Njerka e dëboi nga shtëpia dhe Rina shkoi duke qarë te Kirolloi, i cili e drejtoi te shtëpia e nënës së tij. Atje Rina lindi djalin e saj dhe të Kirilloit. Nëna plakë e zbuloi që Rina i fshihte diçka në lidhje me të birin e saj që kishte vdekur. Rina i tregon se Kirolloi vinte çdo mbrëmje në shtëpi. Nëna duhet të priste tre vjet që ta takonte të birin, por ajo tregohet e paduruar, ndaj një natë fshihet për ta parë. Atë natë vdesin të gjithë dhe Kirolloi me shokët vijnë dhe i marrin në botën tjetër. Forca e dashurisë kapërcen ligjet e jetës dhe vdekjes dhe shuan kufirin ndarës mes botëve.Rina dhe Kirilloi janë ndërtuar si dy personazhe të dashuruara në një legjendë ose përrallë popullore. Në prozën e Kutelit nuk ekzistojnë dallimet mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.I vdekuri dashuron, madje trashëgohet me pasardhës njësoj sikur të ishte i gjallë.Të vetmet elemente që e dallojnë dhe e vënë në mëdyshje Rinën janë rrobat që kishin marrë myk, fytyra e tretur dhe sytë e thelluar.232
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238