Page 235 - Demo
P. 235
Dhe pastaj, me gojën e me zemrën plot:– Mua mëmëza më ka dërguar të të marr për burrë, se ti qenke fati im. Unazën e kam në çip të mandiles!Trak-trak, kërcitën ca dërrasa që thyheshin, dërrasat e qivurit të Kirolloit.U hoq pastaj dheri më një anë e doli që brenda ky Kirolloi bandilli, si rusp e shkuar ruspi: – me opinga telatine, me tirq të artëzë, me xhoke dhëndërie.Rinë-Katerinëza sa e pa, e pëlqeu!Kirollo bandilli sa e pa, e dashuroi!Që të dy stisur e goditur për njëri-tjetrin! Edhe që të dy i mbronte që lart vetë zonja Hënë që ish e larë ndë ar e ndë argjend. Re kish, po ishin të bardha si linja e lirtë edhe të nëntë fushat e qiellit ishin të gjera sa hëna kish se ku të bredhë.Katerinëza rrinte tanithi kyeunjur, si nuse e nusëruar, atythi ne varri i hapur, me mandilezën në dorën e mëngjër.Kirolloi iu afrua, i hodhi krahun për beli, i preku me dorë fytyrën edhe e përkëdheli. Ajo ngriti sytë edhe e pa me një mall, që s'ka si thuhet. Pastaj anoi kryet në kraharor të tij, u shtyp u përshtyp me dridhje edhe mbetën kështu.Ndenjën mbi një tjetër varr, mermer i bardhë si bora, të ndonjë plaku të moçëm që të gëzohej edhe ai, se mban dhëndri e nusëri përsipër.Shkoi një copë herë dhe, kur dor' e Kirolloit i përkëdhelte ëmbël e lehtë flokëzat – kaq ëmbëlthi e kaq lehtazi, si vetëm dora që ka shkuar nëpër jetën e varrit mund të përkëdhelë, – Katerinëza i foli:– Sa i tretur që je, o imzot. Rrobat të kanë marrë myk, fytyra të është tretur edhe sytë thelluar – po je kaq i ëmbël e të dua kaq fort, sa s'dua të ndahemi kurrë!Ai nuk i tha gjë, po vetëm e përkëdheli.– Këta sy të bukur, kaq të thellë e kaq të zinj kush t'i pat dhënë?Kirolloi buzëqeshi.– Po këtë lavomë mbi syn' e djathtë, o imzot?– Në luftë ku luftova më ra qeni turk me cabje...Mëmëza edhe më vajton. Tatën tim e kam këtu, se gjithë në luftëra, me cabje.– Bridhte era nëpër qiell edhe çonte e përçonte larg ret' e bardhëza si vela lundre.Aq fort e desh Kirolloi Katerinëzën, sa desh ta bënte mollë ta mbante në gji.– Ç'do deshe të bëhesh ti, o im zot?– Qipariz, o vasha ime.– Edhe unë dhriz' e bardhë...Sa të lumtur ishin që të dy! Rrinin mbi gur të varrit e u dukej sikur bridhnin nëpër qiell, ne zonja Hënë, ne Kashta e zotit Kumtër e më tej, mal mbi mal e mbi fushë.Vonë fort Kirolloi hapi gojën e foli: – Si do që ta lidhin besën, moj ftuzja ime? A vjen ti në atë jetë, a të vij unë këtunë?Rinë-Katerinëza rrinte e mejtuar.Motivin e marrëdhënieve të të vdekurit me të gjallët e gjejmë shpesh në krijimtarinë popullore. Për shembull, në përrallën “I vdekuri dhe i gjalli”, një djalë i vdekur dhe një i gjallë bisedojnë, udhëtojnë bashkë, ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe në fund i merr malli për t’u takuar. I gjalli shkon në botën e të vdekurve, bisedon e çmallet me të, por kur kthehet nuk gjen asnjë njeri, sepse pesë ditë në varr me vëllanë e vdekur kishin qenë sa pesëqind vjet në botën e të gjallëve.Ai pranon të vdesë që të bashkohet me njerëzit e tjerë të familjes që kishin kaluar në botën e përtejmë tashmë.Kalimin e të vdekurve në botën e të gjallëve e gjejmë edhe në legjendën “Kostandini dhe Doruntina”. Kostandini, për të mbajtur fjalën e dhënë nënës se do ta kishte pranë Doruntinën sa herë të donte, ngrihet nga varri dhe shkon e merr motrën. Ata udhëtojnë së bashku me kalë, bisedojnë si dy të gjallë. Vetëm rrobat e mykura të Kostandinit do ta bëjnë të habitet Doruntinën. Ai e lë motrën në derë të shtëpisë dhe kthehet në varrin e tij.233

