Page 236 - Demo
P. 236
Vështronte hënën lart, ujërat poshtë, bar e pemë rreth e rrotull... Kaq bukuri anembanë, o zot i madh! – si të ndahesh nga kjo botë?E meqë ish muaji maj e meqë ish shoshur që lart një re udhëtare, s'di se nga vinte një erë e ëmbël unapi – kaq e ëmbël, sa të bënte të mbyllje sytë. Tjetër gjë më të ëmbël as që ka, përveç vdekjes.– Tink -tink-tink! Një zile përtej, ciu-ciu! Një shpesh nëpër gjumë, fësh-fësh, era nëpër fletë.– Edhe Kirolloi si rusp' i bukur, aty pranë.Foli Trimi:– Atje ku jam unë, muaji maj s'ka të ikur. Atje jo vetëm dheri, po edhe qielli është yni, ngjitemi e zbresim mbi krahë fluturash të bardha, vemë e vijmë e gazi s'ka të sosur, në jetën e jetës! Foli Vasha:– Nuk di si është atje, o im zot, se as syri më ka parë, as këmba më ka shkelur.Po se ma thua ti, s'ka se qysh mos të jetë bukur. Dhe unë...Në atë çast kur vendosej jeta, për këtej a për andej, më ç'u ngrit nga fletët një këngë shpesi kaq e ëmbël, kaq zotëronjëse, sa edhe vetë Kirolloi që kish dëgjuar shpesët-mjeshtër, përtej, mbajti veshin edhe dëgjoi.Rinë-Katerinëza duke dëgjuar filomelën, hodhi një sy nga varri i hapur, ku duhej të hynte së bashku me Kirolloin, për të zbritur tej, shërëmtiu sa kumboi vendi gjithë edhe iu afrua më fort kurmit të të zot.Ish e ngrohtë nata e muajit maj, po më i ngrohtë kurmi i Rinë-Katerinëzës.Shkopsiti gjirin që ta rrahë era.Dhe çudi e zotit ish gjiri i saj!Erë ftoi e mjaltë blete!Iu derdhë flokëzat mbi supe. Flokëza të artë mbi supe si bora.U drodh Kirolloi i vdekuri nga kaq bukuri. Anoi kryet i puthi flokët, i puthi buzët, i puthi gjiret. Flokët e paputhur, gjiret e paputhura! Dhe mbeti pastaj i mekur, midis dy botësh.– Përse dridhesh, ftujëz e bardhë?– Nga e ftohta, o im zot!Po e ftohta që e bënte vashën të dridhej nuk ish tjetër, po e ftoht' e varrit të hapur. E si i pushtoi mesin me krah'n e majtë, e si i anoi kryet në kraharuar, i foli:– Për këtu ta lidhim besën, o im zot! Dhe u ngritën edhe lidhën besën, aty ne varri i s'ëmës, ndënë dritën e zonjës Hënë.E askush s'duhej të dinte besën e martesës së tyre!Kjo ish e lidhura që lidhen.Dora e së vdekurës u këmbeu unazat.Filomena u këndoi mbi krye.Zonja Hënë u dëshmoi bashkimin...Dhe kur zonja Hënë u dëshmonte bashkimin për jetën e jetës, Rinë-Katerinëza më t'u gjend e veshur me ncilonë nusërie, me linjë të lindët e me krahët të mëndafshtë.Trëndafil të bardhë mbaj në duar.Krezë të villushtë mbaj në krye.Me ar e me argjend ish qëndisur krez' e saj, me ar e me argjend krahët, me ar e me argjend ncilona.234

