Page 237 - Demo
P. 237


                                    E gjelbër është fleta e dhrizës, i gjelbër është bari i prillit, po më i gjelbër villusi i krezës së Rinë-Katerinëzës.Dhe ish e bukur si më e bukura fatë!Dhe mbetën burrë e grua: ajo e gjallë, ai i vdekur...E më s'kish helm Rinë-Katerinëza!As fjala e njerkës-nepërkë nuk e bënte të lotojë. Se shpirtin e kish plot me gazin e netëve të Kirolloit.Natë për natë ai i vij në shtrat.E ditë për ditë ajo zbukurohej.Bij zotërinjsh e kërkonin për nuse – po Katerinëza unazën e kish këmbyer!Dhe mbeti e Kirolloit.I vdekuri dhe i gjalli Një ditë prej ditësh, djalin e mori malli për vëllain që e kishte ndihmuar të arrinte aq shumë pasuri dhe i thotë të shoqes:– Dua të shkoj të takoj vëllain, do të rri pesë ditë dhe do te kthehem.– Mirë, bëj si të duash, – i thotë gruaja.Djali u nis e shkoi te varri i vëllait. I thirri tri herë dhe priti. Pas pak, varri u hap dhe doli vëllai, kur e pa i vdekuri të gjallin u gëzua shumë dhe e ftoi të hynte brenda.Pasi hynë në varr, u kënaqën me muhabet. Kur kaluan pesë ditë ata u përshëndetën dhe djali doli nga varri për të shkuar në shtëpi, ku e priste e shoqja me tre djemtë. Po kur arriti në fshat, nuk gjeti as shtëpinë, as njerëzit.I gjalli nuk e dinte se ato pesë ditë në varr me vëllanë e vdekur, kishin qene sa pesëqind vjet në botën e të gjallëve. Dhe pasi erdhi vërdallë disa kohë, u mërzit dhe u kthyepërsëri tek i vdekuri. Kur arrin atje, i thërret edhe i thotë:– Shkova në fshat por nuk gjeti as shtëpi, as njeri! Si është kjo punë?!– Kur të vdesësh ke për t’i parë fëmijët, – i thotë i vdekuri.– Po të vdes do e shikoj gruan dhe fëmijët? – e pyet i gjalli.– Vetëm po të vdesësh do i shikosh, – i përgjigjet i vdekuri.– Pa ata nuk kam çfarë e dua jetën, ndaj jam gati të vdes, – i thotë i gjalli.Pasi tha këto fjalë, erdhi hija dhe në emër të zotit ai ndërroi jetë dhe u bashkua me gruan dhe fëmijët.Kostandini dhe Doruntina Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur.Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:– Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?– Doruntinë, motra im, shpatullat m’i ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.– Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?– Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe m’i pluhrosi flokët.– Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s’kanë dalë përpara të na presin?235
                                
   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241