Page 238 - Demo
P. 238


                                    – Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s’presin të vemi sonte.– Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?– Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:– Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes.Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.– Mëmë hapma derën!Kuptojmë tekstin1. Cila është formula hyrëse e rrëfenjës “Rinë-Katerinëza” ? A është e ngjashme me ndonjë nga llojet e krijimeve popullore? Cili është ai?2. Çfarë i shtyn personazhet e tri teksteve të kalojnë nga njëra botë në tjetrën?Kirilloi: ______________________________________________________________Vëllai: ________________________________________________________Kostandini: ___________________________________________________________3. Si është ndërtuar koha në prozën e Kutelit, në përrallë dhe në legjendë? Çfarë ideje të krijon koha artistike e tri rrëfimeve? 4. Shënoni me alternativën e saktë.Te “Rinë Katerinëza”:I vdekuri shkon në botën e të gjallëve.I gjalli shkon në botën e të vdekurve.Te përralla “I gjalli dhe i vdekuri”:I vdekuri shkon në botën e të gjallëve.I gjalli shkon në botën e të vdekurve.Te legjenda “Kostandini dhe Doruntina”:I vdekuri shkon në botën e të gjallëve.I gjalli shkon në botën e të vdekurve.5. Plotësoni tabelën për pjesët e shkëputura nga tri krijimet e ndryshme.Analiza “Rinë-Katerinëza” “I vdekuri dhe i gjalli” “Kostandini dhe Doruntina”Ku zhvillohet rrëfimiKur zhvillohet rrëfimiPersonazhet pjesëmarrëseFundi i personazheveDetajet e personazheve që udhëtojnë ndërmjet botëveMesazhi që jep tekstiS T U D I M T E K S T I 236
                                
   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242