Page 24 - Demo
P. 24
FOLKLORI DHE FOLKLORISTIKA Folklori dhe letërsia moderneQëndrimi i ri ndaj miteve dhe mitologjisë Epoka jonë është mitologjizuese në thelbin e vet. Sukseset e shkencës ndihmojnë që të mbahet një qëndrim i ri ndaj miteve dhe mitologjisë. Njeriu modern vazhdon të interesohet për thelbin e mesazheve të miteve. Natyrisht, mitet e lashta nuk kuptohen a besohen më në të njëjtën mënyrë si në qytetërimin egjiptian, grek apo romak. Tashmë, leximi i fjalëpërfjalshëm, në shkallë të parë i miteve, është zëvendësuar me një lexim tjetër: me atë simbolik, parabolik. Kur përllogaritjet e ndërlikuara të shkencave nuk na japin përgjigje për probleme themelore të qenies sonë, kur edhe filozofët nuk kanë ndonjë gjë të re për të na thënë, duket mjaft e përligjur hedhja e vështrimit lart në qiell drejt hapësirave të pafund të yjësive. Ekzistenca e dijeve jo shkencore nuk është, domosdo, siç është pohuar rëndom, shprehje e dobësisë së përkohshme të shkencës. Duket se këto dy lloje dijesh kanë qenë dhe do të jenë bashkudhëtare të përhershme. Ashtu si mitologjia e lashtë, edhe mitologjia moderne nuk ka ndonjë “paragjykim” ose “parapëlqim” për llojet e ndryshme të dijeve. Ajo i përfshin të gjitha në universin e vet sinkretik dhe sinkretizues.Prania e miteve në letërsinë e shek. XXMitet janë shfaqur dhe shfaqen në forma të ndryshme në art dhe letërsi. Në mënyrën e shprehjes dhe të trajtimit të tyre në artin dhe në letërsinë moderne e bashkëkohore dallojmë katër drejtime kryesore.1. Përkthime dhe realizime moderne të aktualizuara të kryeveprave të lashtësisë në skenë. Në këto raste, përveç vlerës njohëse, dokumentuese e kulturore, këto krijime, nëpërmjet parabolës ose aktualizimit tematik, arrijnë të shprehin ndjenjat më të thella, më të fshehta të shpirtit njerëzor. Me thjeshtësinë e tyre të ngjashme me dëlirësinë e fëmijëve, mitet shprehin të vërteta ose gjykime të urtësisë njerëzore ndërshekullore që sipas Karl Gustav Jung, (1875-1961) “besohen gjithmonë, kudo dhe nga të gjithë”. Shkrimtarë të ndryshëm veç të tjerash, përkthyen edhe shumë mite të lashta greke.Shembujt e përkthimeve të letërsisë antike janë të shumë. Të shumtë janë edhe filmat e realizuar me këto subjekt, si: “Mbërrijnë Titanët” (Duço Tesari, 1962); “Medea” (Pier Paolo Pazolini, 1969); \1988); \2013); \Herkulit” (Reni Harlin, 2014); “Herkuli” (Bret Ratner, 2014) etj.2. Ritrajtimi i miteve të lashta në veprat bashkëkohore nuk është një prirje e re. Në të gjitha letërsitë evropiane të shek. XX, shkrimtarët më të shquar u janë drejtuar miteve për qëllime të ndryshme: për të huajtur subjektin; për t’u frymëzuar nga mesazhi i tyre i gjithkohshëm; për të gjetur argumente, të cilat përcjellin teoritë e tyre të reja filozofike, politike etj.; për të shfrytëzuar arsenalin simbolik e figurativ të rrëfimit mitologjik.Vend të veçantë në letërsi zënë mitet e krishtera të Origjinës, të Ringjalljes, të Apostujve, të Kataklizmës etj. Këto mite, të cilat në më të shumtën e rasteve kanë prejardhje Gëte i frymëzuar nga miti grek shkroi dramën “Ifigjenia në Tauridë”, 178722

