Page 240 - Demo
P. 240


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Ernest Koliqi dhe folkloriNë tregimet dhe novelat e Koliqit ndihet ndikimi nga folklori, i cili nuk është kurrë i bartur mekanikisht, por gjithmonë si një prani e dukshme. Koliqi e bën folklorin, pjesë të rrëfimit të tij, duke e vlerësuar lart letërsinë popullore dhe duke e konsideruar si diçka të përjetshme përtej kohës. Ai shkruan: Njerëzit lindin e vdesin, por mësimet urtije me tharme plot grat, qi ata nxorën në përshkim të tyne mbi kët shekull, nënshkruhen – jashta kohës njerzore, jashta kohës kronologjike, – në mbamendjen e fisit, grumbullohen në letërsinë gojore edhe përmbajnë frymarrjen qenësore (esencjale) të tij. Për mënyrën se si e funksionalizon folklorin në krijimtarinë e tij, Koliqi ka si model vlerësimi shumë të lartë, Fishtën. Njohjen dhe vlerësimin e tij për letërsinë popullore e tregon edhe mbrojtja e doktoratës me temë për epikën popullore shqiptare. Koliqi merr mendimin dhe gjuhën e letërsisë popullore, të lëmuar e të sintetizuar ndër shekuj dhe e përpunon në aparatin e tij krijues me mendimin dhe gjuhën e tij autoriale. Ai arrin të funksionalizojë traditën, por duke iu larguar notave nacionaliste që mbizotëronin në të.  Koliqi shkrin në veprën e tij elementet e folklorit me stilin e tij të veçantë dhe me njohuritë letrare të marra nga letërsia më e mirë evropiane. Camaj shkruan se Koliqi arriti një letërsi të tipit evropian me brumin e koloritin e botës shqiptare.Elementet e letërsisë gojore rivlerësohen duke krijuar efekte të reja, ndjesi dhe mendime te ndryshme prej atyre në burimin fillestar. Koliqi e kishte shumë të qartë se çfarë duhej të merrej, çfarë të ruhej dhe çfarë të shmangej nga krijimtaria popullore në letërsinë autoriale. Vepra e Koliqit sjell shumë risi, duke përzier traditën popullore me atë autoriale.Risitë që solli Koliqi në prozën e tij1. Përzierja e tradicionales, e mitikes dhe modernes2. Misteri, befasia e marrë nga folklori3. Përzierja e zhanreve: elemente të përrallës, të legjendës, të mitit përzihen me formën e tregimit, novelës autoriale.4. Shumëkuptimësia, mesazhet e hapura, simboletKoliqi iu shmang plotësisht modeleve të periudhës së Rilindjes Kombëtare ku elementet ose pjesë të tëra të folklorit rimerreshin mekanikisht pa u përpunuar.Ndikimi nga eposi heroik, legjendat, përrallat, baladat vihet re veçanërisht në prozat e njohura: “Nusja e mrekullueshme”, “Djepi arit”, “Gjaku”, “Zana e fundme”, “Kërcimtarja e Dukagjinit” etj.Ndër tekste të ndryshme, Koliqi krijon personazhe me tipare përrallore e legjendare, siç janë zanat, shtojzovallet, si p.sh.: shtojzovallja te “Nusja e mrekullueshme”; Zana që zëvendëson Lulen te \te “Zana e fundme” etj.Te proza “Nusja e mrekullueshme”, ndikimi nga letërsia popullore është i dukshëm.Gjysma e rrëfimit s’ka elemente të përrallës, sepse është i ndërtuar në një kontekst me 238
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244