Page 241 - Demo
P. 241


                                    shenja të realitetit konkret. Njerëzit të sapodalë nga kisha, burra, gra, djem të rinj dhe prifti nisen drejt Logut te Shèjit, vendit ku provohet se kush qëllon më mirë në shenjë.Autori e përshkruan këtë moment në mënyrë krejt realiste:…Djelmoshat, me kaçuba të leshët në krye, kapën mauzerët, qi sa ngjati mesha kishin ndejë të varura te dera e kishës, e kaluen teposhtë kah logu i shejit… Vajzat me nuse të reja iu afruen dalkadalë logut të shejit ku djelmoshat pregatiteshin me dhanë provën e mjeshtris së tyne.Lek Binaku është më i miri dhe dallon nga të tërë. Prifti, Don Marku i tregon rrëfimtarit historinë e Lekës që përveç zhdërvjelltësisë së tij, dallohet sepse është i pagojë dy vitet e fundit. Në këtë moment ndërfutet një rrëfim tjetër, i cili shfaq tiparet e rrëfimit përrallor.Ishte pesëmbëdhjetë vjetsh e delte me kullotë dhit në mal, kur nji ditë prilli, ndëgjoi një za vashnuer, t’ambël e t’harmonishëm, qi e thirrtë prej së largu: Lekë! O Lekë! Eja!... pas kësaj shtojzovallja bashkohet me Lekën, një njeri i zakonshëm, çka ndodh vetëm nëpër përralla. Rrëfimi i ndërfutur rreth martesës së çuditshme të Lekës me shtojzovallen, ngjan tipikisht me atë të përrallave. Leka një djalë i ri, që dallohej për pamjen dhe forcën e tij fizike, në një moment mërzitjeje i shfaqet një shtojzovalle, e cila do të bëhet e dashura e tij. Ai lidhet me të, por nuk duhet t’i tregojë askujt, ndryshe do të dënohet.Kur i tregon nënës së tij fill e për pe, për martesën e çuditshme, atij menjëherë i ikën goja. Ky rrëfim tipik përrallor është i ndërfutur në rrëfimin tjetër të kohës reale. Talenti i Koliqit bën të mundur që të shkrihen në një dy realitete: ai përrallor dhe ai historik. Shkrirja e dy lloj realiteteve ndodh edhe në prozën tjetër të tij “Kërcimtarja e Dukagjinit”, një ndër tregimet më të bukura me vlera estetike dhe filozofike. Rrëfimi me nota të forta nga folklori shkrihet me rrëfimin që shfaq referenca të ndryshme kulturore dhe historike etj. Në njërën anë kemi lidhjen me përrallën, veçanërisht me “Gjarpri dhëndër”, dhe në anën tjetër referencat historike në kohën e Skënderbeut.Në prozat e Koliqit ndodhin mrekulli, magji që i përkasin subjekteve karakteristike të krijimeve popullore. Te “Kërcimtarja e Dukagjinit” Lulja e bukur, por e ngathët shndërrohet në një vajzë të shkathët e gjithë gjallëri, sepse nën trupin e saj futet zana.Në prozën “Kur orët lajmojnë”, kaçakët ndiejnë zërat e orëve që i paralajmërojnë për vdekjen e dikujt prej tyre dhe ashtu ndodh.Në tekst gjejmë edhe tregues toponimesh tipike për krijimet popullore si Logu i shèjit te proza “Nusja e mrekullueshme”, ose togfjalësha që ngjajnë me urimin tradicional u përkundsh në djep ari te proza me të njëjtën titull. Këto elemente i japin prozave të Koliqit një tis misteri. “Zana e fundme” është proza ku rrëfimi mitologjik ndërthuret me atë autorial. Rrëfimi për Zanën bëhet brenda një rrëfimi tjetër me elemente historike. Zana, figurë tipike e mitologjisë pagane, merr elemente të reja në një kontekst historik të përcaktuar qartë.Nga një qenie mitologjike që jep forcë e frymëzim, ajo shndërrohet në mbrojtëse të kombit.Te proza “Gjaku”, del në pah zbërthimi i psikologjisë së ngulitur të etnisë dhe normave kanunore. Koliqi zbërthen mënyrën e të menduarit në përputhje me doket dhe zakonet, dëshirën për t’iu kundërvënë atyre dhe pamundësinë për të hequr dorë.Koliqi bën zbërthimin psikologjik të forcës së zakoneve të përcaktuara nga kanuni.Doda nuk do që të vrasë për hakmarrje, por është i detyruar ta bëjë. Gjakmarrja si mendësi përcaktuese e etnosit të zonave të Veriut në Shqipëri zbërthehet duke u rimodeluar. Doda vret, por nuk ikën, ai dorëzohet. Nën trysninë e të gjithëve, Doda e ndjek zakonin, por dhe e thyen atë, duke mos u larguar. 239
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245