Page 242 - Demo
P. 242
Te proza e Koliqit ndodh që elementi përrallor të shndërrohet në element fantastik. Elementi i çuditshëm, e mrekullueshmja, ndodh në një kontekst historik, konkret.Te proza “Kërcimtarja e Dukagjinit”, Zana merr trupin e Lules dhe e zëvendëson atë në konkursin e kërcimit që bëhet në një kohë të njohshme historike, siç është koha e Skënderbeut. Një gjë e tillë ndodh edhe te “Nusja e mrekullueshme”, ku flitet për martesën me një shtojzovalle në një kontekst real. Koliqi nuk merr subjekte nga letërsia gojore, merr elemente, të cilat shpesh i vë edhe në plan simbolik. Në prozat e Koliqit janë të pranishme institucionet morale tipike shqiptare, si: besa, mikpritja, respekti që paraqiten si vlera etnografike të etnisë dhe të përhershme.Ndikimi i letërsisë gojore në krijimet e Koliqit vërehet veçanërisht në leksikun e përdorur në prozën e tij që është karakteristik për të folurën e Shkodrës. Në prozat e tij janë të pranishme edhe formula hyrëse që i ngjajnë atyre të krijimeve popullore, si p.sh.: Paska qenë dikur në Dukagjin nji vajzë mrekullisht e hijshme, që ngjan me na ishte njëherë. Të pranishme janë edhe elementet me vlerë etnografike si numrat tipikë të krijimeve gojore, shpeshtia e numrit tre, shtatë etj. Dy kaçakë dëgjojnë shtatë të shtëna, që vijnë nga askund dhe kujtojnë, se Orët i paralajmërojnë vdekjen njërit prej tyre brenda shtatë ditëve (Orët paralajmërojnë).Teksti përrallor gërshetohet me atë autorial, duke bartur në vete efekte psikologjike që kërkojnë shpjegim, të asaj që është apo jo e mundur. Përgjithësisht, prozat e Koliqit nxisin kureshtjen dhe nevojën e besueshmërisë, ndaj autori tekstin përrallor e kthen në tekst historik për ta bërë më të besueshëm. Fillimisht lexuesi ka njëfarë ngurrimi për ta pranuar si të besueshme atë që rrëfehet, por më tej dëshiron ta besojë si të tillë.1. Kë konsideronte si model të jashtëzakonshëm në mënyrën si e vlerësonte letërsinë popullore Koliqi? 2. Si e trajton Koliqi folklorin? Çfarë raporti krijon elementi autorial me atë folklorik në krijimtarinë e tij?3. Çfarë personazhesh merr Koliqi nga përrallat dhe nga legjendat? Jepni disa shembuj.4. Koliqi shkrin në prozat e tij realitetin përrallor dhe atë historik. Ku e realizon një shkrirje të tillë ai?5. Në cilën prej prozave të Koliqit, Ora merr rolin e orakullit, parashikuesit?6. Koliqi nuk merr vetëm personazhet nga folklori ynë. Çfarë elementi nga folklori vë Koliqi në bazë të prozës “Gjaku”?7. Në prozat e Koliqit ndodh shndërrimi i elementit përrallor në element fantastik. Pse ndodh ky ndryshim dhe në cilat proza vihet re veçanërisht? S T U D I M T E K S T I 240

