Page 243 - Demo
P. 243


                                    Kërcimtarja e DukagjinitNë Dukagjin na ishte një herë një vajzë shumë e bukur, që quhej Lule. Ajo ishte mbesa e Lekë Dukagjinit, princit të njohur shqiptar. Lulja, ndonëse shumë e bukur, ishte e ngathët dhe e trashë. Skënderbeu, pas një beteje të fituar kundra turqve, mblodhi në Krujë gjithë parinë e Shqipërisë dhe bajlozë të huaj për të festuar. Në këtë festë merrte pjesë edhe Leka bashkë me familjen. Festimet zgjatën shtatë ditë e shtatë net. Ditën e fundit, mbreti lajmëroi një konkurs për vajzën a gruan që para të gjithëve do të bënte kërcimin më të bukur. Valltare të ardhura nga jashtë vendit kërcyen, duke i magjepsur njerëzit. Mbreti deshi t’ia jepte çmimin një turkeshe të panjohur, kërcimi i së cilës shëmbëllente me një lutjeje dashurore të dëshpërueshme. Atëherë kur dukej se konkursi kishte një fituese, para të gjithëve në mënyrë të papritur doli Lulja, e cila mahniti gjithë publikun me zhdërvjelltësinë e lëvizjeve, si një “hyjneshë e kërcimit”. Pas mbarimit të festës të gjithë u kthyen në shtëpi në Malësi. Gjatë rrugës, Lulja në majë të kalit vazhdoi t'i mahniste me shkathtësinë e saj. Të nesërmen erdhi për t’i kërkuar dorën një princ i ri, që kishte vrapuar për të arritur i pari. E ëma u përpoq ta zgjonte të bijën, por vajza u tund me plogështinë e zakonshme dhe as nuk mbante mend Krujën, as që të kishte kërcyer ndonjëherë në jetën e vet. Ç’kishte ndodhur? Zanat e Dukagjinit deshën të nxirrnin zërin e maleve të tyre, prandaj e zëvendësuan Lulen me njërën prej tyre. * * *Paska qenë dikur në Dukagjin një vajzë mrekullisht e hijshme. Për në dhe tonë asokohe mund të thuhej se nuk kishte m’u gjetën nji tjetër ma e bukur. Hijeshia e fytyrës dhe përsosja e të gjithë pjesëve të trupit, lente për një copë herë pa mend para saj këdo që e shiftë së pari, kryet, krye perëndeshe, duert, duer zanash, këmbët aq të vogla e të lehta sa me t’u ba se he he po qasin fletë e po e çojnë fluturimin n’ajri. Me dy fjalë nji kryevepër natyre.Por…Kapriçot e nanës natyrë janë vërtetë të çuditshme. Vasha ma e bukur e dheut tonë ishte e ngathët, e trashë, turulluqe. Si u këshillue me bajloza, Mbreti dau me i a dhanë çmimin e premtuem tyrkinës së panjohun e ishte kah jepte urdhën të shpallej ky vendim, kur nji kërcimtare e papritun e ndaloi tue dalë në mes të shtrojës.Ishte princeshë Lulja, mbesa e Lekë Dukagjinit.Si u ba? Ça ndodhi? Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kambët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat.Nëpër tanë salonin u ndie si nji amë lulesh mali e si nji gurgullim krojesh të ngrita.Sy njeriu s’kishte pa as valle ma të mrekullueshme as kërcimtare ma të bukur. Lëkura e fytyrës së saj gjante e endun me rreze e fletëza prilli. Trupi i vërgjilët përhapte anë për anë nji njomsi si lule qi sa po ka çelë.Të gjithve i u bante se shifshin rreth saj tue lulzue e tue u shfletëzue, si n’andërr, lulishta madhshtore. Ishte nji apotheozë lulesh: lule të denduna të panjehuna i u çelshin nën kambët e lehta, reshëshin mbi flokë të lëshuem, dridheshin ndërmjet gishtave të bardhë, derdheshin mbi trup hyjnuer.241
                                
   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247