Page 244 - Demo
P. 244
S T U D I M T E K S T I Tash gjante si t’ish tue luejtë foshnjisht me përfytyrimin e saj në pasqyrën e nji uji të kulluet; mbandej dukej të këputte rremtha të lulzuem, tue u ngritë maje gishtave të vogjël. Herë ngitte nëpër shtroje si të ndiqte ndonji flutur ari; herë valavitej si t’a perkundte jehu i nji jonës së largët qi ngjallë malle të paprituna.Merrte m’u ngjitun nëpër nji shkallë ajrore, largonte gjeth e lule të padukshme qi i a ndalojshin hovin, hidhej përpara si të biente zhyt në ndonji krue, shtrinte dorën me kapë shoqe tjera e sillej me mënyrën e asaj qi u prin nji vargu të gjatë vajzash kërcyese.E drejtë si curril uji gufues, e lakueshme si gem i njomë, e shpejtë, si hije reje, e dridhshme si drita në krue, endej shpejt, kadalë, hovshëm, pritueshëm. Kërcimi i saj ishte i freskët si lirija e maleve, i lehtë si kind flamuri qi valon ndër maje t’epra, i egër si fluturimi i shqipeve, i përmallshëm si kangë e harrueme qi ngjallet në fund të zemrës.Sa mbaroi, nji brohori e përgjithshme e emnoi mbretneshë të kërcimtareve.Mbreti vetë erdhi m’e marrë për dore. Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët, kalorsit, e rrethuen tue e mbulue me lavde e tue i ngjitë mbiemna të bukur.– Zana me flatra! – Hyjneshë e kërcimit! – Dritë hane në prrue! – Fllad fluturues! – Lule n’erë! Flutura e Shqipnis; Bajlozi i Venedikut i pëshpëriti: – Tersicore! E ama, Zoga, me çudin ma të madhe qi mund t’i shpi shprehte fytyra, u lëshue kah ajo: – Po kush të ka mësue, moj, ty me kërcye ashtu?Kuptojmë tekstin 1. Në cilën periudhë zhvillohen ngjarjet? Cilat figura historike përmenden në këtë prozë?2. Në kremtimin e festës së fitores bashkë me Skënderbeun merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Venediku, Raguza, Spanja. Si shpjegohet prania e tyre në oborrin e Skënderbeut?Kush mori pjesë në konkursin e kërcimit? Si kërcyen ato?3. Lulja pëson një ndryshim të jashtëzakonshëm. Çfarë lloj metamorfoze pëson Lulja: së jashtmi apo së brendshmi?4. Lulja e bukur dhe e ngathët në konkursin e kërcimit shndërrohet në një Lule tjetër. Përcaktoni ndryshimet dhe plotësoni tabelën.Lulja para konkursit Lulja (Zana) në konkurs 5. Dalloni elementet njerëzore dhe fantastike (tokësore dhe qiellore) që shfaq Lulja e shndërruar në Zanë.6. Zanat e Dukagjinit e tjetërsuan Lulen, njëra prej tyre hyri në trupin e saj për ta arritur fitoren e dëshiruar, dhe pas triumfit të Krujës, e ktheu vajzën prapë në shtëpi. Cila është arsyeja e ndërhyrjes së zanave që Lulja të dilte fitimtare?Analizë përmes shembujve 7. Në këtë prozë, Koliqi ka futur një element karakteristik përrallor. Cili është ky element?8. Cilat janë dy cilësi të Lules që shkaktojnë mahnitje?242

