Page 245 - Demo
P. 245
9. Shpjegoni rolin e përcaktorit të nënvizuar në fjalinë: Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kambët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat...10. Në kulmin e festës rrëfimtari kujton realitetin historik: “Ishte agimi i ditës më fatlume të kombit tonë, i asaj dite që mbaroi tepër shpejt me një perëndim të përgjakur duke lënë mbrapa natën e errtë të një robërie shekujsh.”. Analizojeni këtë frazë.11. Studiuesit me të drejtë kanë thënë se: “Gjuha shqipe s’ka prozator qi ta ket përshkrue artin e kcimit si Ernest Koliqi”. Kërcimi përveç imazheve pamore ka edhe thelb që rrëfen rreth kërcimtarit. Secila prej kërcimeve të tri valltareve ka një tematikë të dallueshme. Gjeni tematikën e këtyre kërcimeve.Turkina _________________________________Shkina __________________________________Lulja _________________________________ 12. Në ç’vetë është rrëfimi në këtë prozë? Çfarë i ofron lexuesit rrëfimi në këtë vetë?13. Në këtë prozë, përshkrimi i zanës nis nga këmba, sepse këmbët janë objekt kryesor i kërcimit.Nëpërmjet zanës, Lulja arrin harmoni mes sjelljes e bukurisë. Si e cilësojnë njerëzit atë?14. Gjeni në tekst krahasimet e përdorura për kërcimin e Lules dhe shpjegoni si janë ndikuar nga figuracioni i burimeve të folklorit.15. Ndaluni në reagimin e personazheve në fund të fragmentit. Jepni një karakteristikë të këtij reagimi.Pse nëna habitet njësoj si të tjerët?Gjuha dhe përdorimi i saj 16. Cila figurë është përdorur në shprehjen karakterizuese për Lulen: Flutura e Shqipnis?a) Antiteza b) Metaforac) Ironia d) Alegoria17. Kërcimi i Lules fiton cilësi thuajse hyjnore. Gjeni një similitudë, që autori e përdor për të karakterizuar Lulen dhe kërcimin e saj.18. Ç’figurë të sintaksës poetike ka përdorur autori në fjalitë e mëposhtme? Mbreti vetë erdhi m’e marrë për dore. Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët, kalorsit, e rrethuen tue e mbulue me lavde...19. Shpjegoni si shfaqen në këtë fragment veprimi dhe përjetimi i personazheve, si veçori e stilit të Koliqit.Reflektim dhe vlerësim dijesh20. Para daljes së papritur të Lules, mbreti kishte vendosur t’ia jepte çmimin e premtuar turkeshës së panjohur. Shqipërisë i kanosej rreziku i ushtrisë turke në çdo moment. Si e interpretoni faktin që populli e pranon, e respekton dhe e shijon bukurinë e artit, pavarësisht origjinës? Çfarë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme në këtë akt?21. Plotësoni elementet e përrallës që gjenden në prozën e Koliqit.Elementet e përrallës Elementet tekstuale në prozën e Koliqit Hyrja Përdorimi i numrave tradicionalë e simbolikë Personazhe nga mitologjia shqiptareZgjidhja fantastike Detyrë1. Gjeni legjenda nga folklori që kanë pjesë të tyre figurën e Skënderbeut. Diskutoni rreth mënyrës si ndërtohet figura e heroit tonë.243

