Page 246 - Demo
P. 246


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Tregimi “Plaku i Ylynecit” i Lumo Skëndos* * *Kur arritmë ne ur' e Ilias Lamesë, pa dashur qëndrova: më dukesh se kisha përpara meje një prej ato tablove të rralla të moçme që figurojnë një pamje piktoreske. Vjosa këtu kish zën'e po ngushtohesh, e shtrënguar në dy zaje të shkëmbtë; mbi atë pellg të kaltërt që bënte lumi ngriheshin shkëmbenjtë; nënë shkëmbinjtë ura; kjo urë kish m'anë tjetër një grykë guri, një farë shpelle në mal. Edhe shikova, dhe prapë e shikova ujët e thellë më të mëngjër, urën e vogël anë lumit, dhe grykën'e gjerë më të djathtë. [...]Jam fare vetëm. Pranë meje një mur i gurtë, si i bërë prej njerës të një tjatër kohe, të një tjatër bote; edhe ky mur ish ai me copa gurë, me vija, me katrëçipje, ca të vogla ca të mëdha. Më shumë vende një bimë, një bar, një myshk kish dalë nga këto të çara, kish hapur duart e saj të gjelbëra dhe po lipinte erë e dritë jashtë këtij burgu. Këtu atje një farë e hedhur prej fatit të verbër kish mbirë mbi atë shtrat shterpë dhe kish nxjerrë një druth; rrënjët kishin ecur mbi gurt, ishin shtrirë, kishin gjetur një të çarë, ishin shtrënguar gërxhëlluar, dhe, me një forcë të madhe, kishin kërkuar dhen' e fshehur nën shkëmb, Tregimi “Plaku i Ylynecit” është pjesë e përmbledhjes “Hi dhe shpuzë” të shkruar nga Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), që përmban pesëmbëdhjetë proza poetike, dy novela dhe gjashtë kujtime.Tregimi nuk ka një subjekt të mirëfilltë, ai është i ndërtuar si përshkrim i peizazhit të natyrës, që vijon me ndërrimin e vazhdueshëm të pamjeve, herë reale e herë fantastike.Në qendër të këtij teksti është rrëfimi i një mërgimtari që kthehet në atdhe. Gjatë rrugës së kthimit, ai magjepset nga tabloja e mrekullueshme që i afron natyra në ndalesën e tij pranë Malit të Ylynecit.Shkëmbi hapet dhe prej tij del Plaku i Ylynecit që shfaqet nga hiçi, dhe e përball rrëfimtarin me dy pamje të ndryshme dhe të mundshme për ardhmërinë e Shqipërisë, pamje që i ndan vetëm një teh i hollë. E ardhmja mund të jetë një mrekulli dhe lulëzim i vërtetë, por mund të jetë edhe një tmerr dhe poshtërsi e frikshme. Plaku, i cili e tregon vetë se është koha, bën që rrëfimtari të përballet me mëdyshjen e asaj që do të jetë fati i foshnjës së vogël në djep, që simbolizon Shqipërinë. Djepi i vogël luhatet mes dy realiteteve të kundërta; jetës dhe vdekjes, ferrit dhe parajsës. Një enigmë e madhe lind në mendjen e rrëfimtarit për ardhmërinë e vendit të tij. Megjithatë, në tërësinë e tregimit, autori përcjell mesazhin se Shqipëria qëndron mbi çdo fat që i ka sjellë koha.Në tregimin e Lumo Skëndos ndihet shkrirja e teknikave krijuese, bashkekzistenca e reales me të jashtëzakonshmen në një botë të njohshme, konkrete.Kalimi nga dimensioni real në atë fantastik bëhet në mënyrë të pakuptueshme dhe pa u ndier. Kur hapet mali dhe Plaku i Ylynecit fanitet nga asgjëja, rrëfimtari edhe pse ngurron pak nuk bën pyetje, por e pranon dhe bisedon normalisht me të.Në prozën “Plaku i Ylynecit” ndërthuret koha konkrete me tejkohësinë. Rrëfimitari shkëputet nga realja dhe kalon në një dimension fantastik. Dimensioni kohor ku shfaqet Plaku i Ylynecit që është vetë simbol i kohës, është në tejkohësi. Aty e shkuara dhe e tashmja shkrihen në një.244
                                
   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250