Page 247 - Demo
P. 247


                                    dhenë që do t'i japë një çik ushqim, dhenë prej të cilit do gjeje pak shpirt; edhe rrënjët e shkurtuara e të trashura, ishin shtrënguar e ngjitur pas shkëmbit me dëshpërim të vdekjes, me ashpërsinë me të cilën çdo e gjallë është lidhur te rojtja, me atë tmerr q'e mërgon nga vdekja.Oh, jeta, jeta, kjo jetë që na lidh kaqë shumë në vuajtjet, në mundimët, në lodhjet, jeta për të cilën durojmë të gjitha të këqijat edhe që i ndaheni me aqë tmerr, me aqë hidhërim!Përpara meje ish shkëmbi i Ylynecit! Një pirg i trashë, i madh, madhështor, me një bukuri t'egër e të çudiçme.Përnjëherë shkëmbi u hap dhe goj' e zez' e një dere meti e çelur.S'dinja ku ishe, kisha mbetur në habi, kur një plak doli nga shkëmbi. Kish mjekër të bardhë si dëborë mali, syt' e kaltërt si ujët e Vjosës. Sa vjeç do qe? A ish gjashtdhjetë, nëntëdhjetë, apo njëqind? Apo dyzetë? Se nën flokë të bardhë, kish fytyrën e një djaloshi, plot shpirt e shëndet në sytë dhe në faqet e tij.– Jam plaku Ylynecit, – më tha edhe më zuri prej dore, si mik i vjetër, si një shok djalërie.Pastaj më shikoi në sy. Çudi, ëmbëlsia dhe bashkë me të hidhërimi, butësia dhe keqësia që ishin në këta sy. Ahere i vura re: kish veshur një palë rroba të holla, një farë nape të gjatë, po të bërë me fije të ndryshme që ngjanin të hekurtë! Edhe nga fund' i napës pashë këmbët e çelnikta – po të vogla e të bukura – të plakut, me thonjë prej rame!Më dukesh se ëndëronja, po s'isha fare i çuditur.– Ç'ka aty brenda? pyeta.– Do të shohësh? Eja!Edhe më zuri prej dore: m'u duk një frymë, një dredhje gjallimi më rendi në dejet.Kur u qasmë te dera një mjegull e errët, një tym i hidhur më zuri sytë dhe më dogji gurmazë. Po plaku më preku me dorë dhe atë çast sytë m'u kthielluan. Vështrova dhe pashë gjëra të tmeruara! Poshtë, atje poshtë, fare thellë, shkëmbit kish një shpellë të gjerë, të hapur si një gojë skëterre. Atje ish një shesh mbuluar me gërmadha, me gremina: mure të rrëzuar, gurë të përndarë, lisa të shtrirë mbërdhe, hithra të mëdha si lisa; edhe në mes të gjithë këtyreve, nën çdo gur, rrëzë çdo hithre, kufoma, kufoma dhe eshtëra njerëzish, skeletë të tërë dhe të copëtuar, të hedhur shoq mi shoq, të përzjerë me skelete kafshësh, pirge, pirge! Edhe mbi të një gjëllim vdekjeje ish çfaqurë: krimba, perçollakë, gjarpërinj po shtriheshin e shkaraviteshin me gaz të math, duke tundur këto eshtëra, po venin gërmadhë më gërmadhë, si në një pelegrin mortjeje, herë mbi skeletë, herë mbi hin' e trashë që kish mbuluar këtë truall të vdekshëm. Më nj'anë ish një pellg, mbase një det, po i zi e i trumbull, si baltë dhe si serë; buzë këtij pellgu një grumbull prishurina: anije të copëtuara, njerëz të mbytur, plaçka të thyera, rroba të çqyera.Një pluhur i mugët po mbulonte këtë shpellë të vdekjes dhe mbi një kullë gjysëm të rrëzuar pashë një huruvejkë1, me sy të mëdhenj e rrumbullakë.Plaku më tha:– Kanë rrojtur; tani më s'janë.Një dridhje më nxitoj mbi trupt të ngjethur.– Tani shiko edhe këtu.Plaku më kish zënë prej krahu, më ktheu më të djathtë pak: Një fushë e gjerë ish hapur përpara syvet të mij.Pashë një copë qiell fare të kulluar mbi këtë fushë, dhe era m'u duk e mbushur me një aromë të hollë. Luadhet, brigjet, kopshtet e këtij vendi m'u duknë të gjelbëruar dhe tekdo lule, pemë, drurë dhe vijëra me ujë, me atë ujë që jep shpirt, shëndet, gaz dhe gjallim.1 kukuvajkë.245
                                
   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251