Page 248 - Demo
P. 248


                                    Një shumicë qytetesh të zbukuruar kishin dalë nga kjo tokë pjellore dh' e bekuar. Edhe tekdo njerëz të gjallë po lëvrinin, po vinin e vinin, me një punëtorësi të palodhur; atje kafshët bënin një shokëri gëzimi, edhe të gjithë tok, njerëzit dhe kafshët po punonin dhenë, dhen' e bekuar që ushqen dhe gëzon. Aty këtje, nga qytetet e zbukuruar një tym po lartësohesh drejt qiellit, jo tym prishje dhe rrëzimi, po tym pune plot bekim.– A po i sheh? – tha plaku. – Ç'më thua?...– Njerëzit, njerëzija; atje ishin ata që rrojtnë dhe vdiqnë, dhe ata që vdiqnë pa rrojturë: të dështuarët. Këtu ata që po rrojnë, që po gëzohen dhe shtohen.Vajta të flas po Plaku ma preu fjalën.– Këtu e kam; shikoje! – dhe më preku me dorë në ballët.Një djepe e vogël me një foshnjë të bukur. Foshnja sapo ish zgjuar nga gjumi dhe kish hapur syçkat e bukur si dy këngoj2 të çkëlqyer; një dorë të butë dhe të kuqe si trëndafil, e kish shpënë në gojë.– A po sheh – më pyeti Plaku. Edhe mbi djepët, në krye të foshnjës, këndova me shkronja të çuditshme SH.Q.I.P.R.I.J.A.Shikova plakun me mirënjohje: fytyr 'e tij m'u duk me një ëmbëlsi të pafuntme dhe plot inoçencë3 si fytyr'e kësaj foshnjeje. Edhe leshrat e mjekr'e bardhë i bënte një brerore4 të ndritsh, e asaj fytyre dhe atyre syvet plot mirësi.Po, o tmerr! Ahere vure re se djepja ish vënë mbi një mur të hollë si kartë, si presë brisku: mënjanë të murit ish ay vënt' i shkretuar i vdekjes, dhe n'anë tjatër luadh i bukur i rrojtjes. Edhe djepja po tundesh në të dy anët, si një zemberek sahati.M'u duk se zëmra më qëndroi në kraharor, m'erdhi sikur më ngriu gjaku në rrëmbat.Një frikë më zuri: vallë ku do të bjerë, në hi dhe në serë të kësaj skëterre, apo në luash me bar të njomë t'asaj bote me shpresë. Edhe pa dashur zgjata dorën.Po një gjë e fortë më shtrëngoi krahun.– Qëndro!Shkëmbi u mbyll përnjëherë dhe nuk mbeti veçse faq'e ftohtë dhe'e fortë e tij.Edhe Plaku më shikoi me sy t'ashpër e të ftohtë: përnjëherë ish çdukur ëmbëlsi e tij dhe tani kish marrë një fytyrë të keqe e të ngrirë; ahere i vura re se dhe dor'e tij që më dërmonte krahun, ajo dorë që m'ish dukur aq'e bukur dh' e butë, ish prej guri dh' e ftohtë. Edhe me tmerr e pyeta: – Po ti, ti cili je? Të njoh, të di, të kam parë, po thuamë kush je?Plaku më lëshoi krahun, hoqi dorën: i kishte lyer me gjak gishtërinjtë; fytyra i mori një ekspresi5 të gurtë, shtati j'u rrit akoma. Tani m'u duk si një gjigant, dhe sikur po e shihnja për herën' e parë fare. Pastaj foli me ngadalë, duke çkoqur fjalët, dhe me një zë të largët.– Jam koha. Jam i keq dhe i mirë. Kam nomet e mij. Kam vdekjen dhe gjallërinë.Brenda në këtë shkëmb po ruaj botën. Sa gjëra kanë ardhur e kanë shkuar gjer më tani! Sa popuj kanë lindurë dhe kanë vdekur! Sa yj, sa diej, sa dhe kanë shkëlqyerë dhe janë fikur. Ta dish sa gjëra kam parë, sa gjëra di, sa gjëra shoh, dhe sa të fshehta njoh që do të vinë! E sheh, vetëm Vjosa të kish gojë do të thosh një mijë gjëra. Kjo Vjosë plakë, ky lum i qetë, sa ngjarje ka dëshmuar. Ajo ka parë çetat e Pellazgëvet, ushtërit e Pirosë, legjonet e Romanëvet q'u – goditnë me Filipin, ushtarët e Skënderbeut, allajet e Tyrqeve, njerëzit e Ali Tepelenit, shokët e Tafil Buzit... edhe gjithënjë po ushton e rënkon, se ka parë shumë të këqija, ka vuajtur shumë, i ka ardhur shumë keq, ka qarë.Po edhe ajo është si unë: e kam motër dhe shikon e vuan, po nuk ndërron dot gjë. Se jam koha. Jam i keq dhe i mirë. Kam nomet6 e mij. Kam vdekjen dhe gjallësinë.2 kongjill, thëngjill. 3 pafajësi.4 rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të shndritshëm.5 shprehje.6 ligj (nga greq.).246
                                
   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252