Page 249 - Demo
P. 249
S T U D I M T E K S T I Kuptojmë tekstin 1. Tregimi “Plaku i Ylynecit” është pjesë e përmbledhjes _____________________________2. Identifikoni personazhet në tregimin e dhënë dhe përcaktoni rolin dhe funksionin e tyre.Personazhet: _____________________________Roli: ____________________________________Funksionet: _______________________________3. Nga Mali i Ylynecit para rrëfimtarit shfaqet një plak. Çfarë ka të natyrshme dhe të çuditshme në figurën e Plakut të Ylynecit?4. Si i duket fytyra e plakut rrëfimtarit, pasi lexon të shkruar SH.Q.I.P.R.I.J.A., mbi djep, në krye të foshnjës?5. Cila është pyetja që mendoni se dëshironte t’i bënte rrëfimtari Plakut të Ylynecit? Pse ai nuk e la të flasë?6. Pse Shqipëria personifikohet nga një fëmijë i vogël në djep? Pse është zgjedhur kjo moshë? 7. Një nga tiparet e fantastikes në letërsi është ndërprerja e kohës lineare nga një ngjarje e paparashikueshme dhe e papritur. Cilat janë ngjarjet e papritura që ndodhin në prozë? 8. Rrëfimtari e kupton që po përballet me fenomene të pashpjegueshme, por kjo nuk e pengon të flasë, të shohë, të ecë dhe të mendojë. Personazhi ynë ngurron, por e pranon të mbinatyrshmen, madje kërkon shpjegim racional për atë që ndodh. Çfarë përmasash rrëfimi fut narratori në këtë lloj sjelljeje dhe komunikimi në rrëfim? 9. Rrëfimtari e përcakton rrëfimin si një ndodhi në kornizë reale, por që përthyhet nga ndërfutja e një dimensioni tjetër kohor që është përtej kohëve. Analizoni si përshkruhet ky dimension. Analizojmë tekstin10. Plaku i Ylynecit e merr rrëfimtarin dhe e dërgon brenda shkëmbit ku i tregon dy anë të ndryshme.Ai i tregon sheshin ku janë ata që: Kanë rrojtur; tani më s'janë. Pastaj fushën ku janë ata që po rrojnë, që po gëzohen dhe shtohen. Krahasoni dy anët e shpellës. Çfarë ndryshimi ka mes tyre dhe çfarë simbolizon secila? 11. Analizoni fjalët e plakut; ata që vdiqnë pa rrojturë. Çfarë lloj njerëzish nënkupton me këtë karakterizim ai?12. Gjeni dhe shkruani elementet tipizuese të tablosë së natyrës që përshkruan shkrimtari në këtë prozë.Reflektim dhe vlerësim dijesh13. Plaku i Ylynecit pëson një metamorfozë të dukshme: nga ëmbëlsia e fillimit kalon në ftohtësi dhe ashpërsi. Sipas jush, pse ndodh ky ndryshim dhe ç‘kërkon të thotë me të?14. Plaku që simbolizon kohën, e krahason veten me lumin e Vjosës. Bëni krahasimin dhe nxirrni në pah ngjashmëritë.Plaku Vjosa __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________247

