Page 25 - Demo
P. 25


                                    pagane, hasen natyrisht në letërsinë e krishterë, por jo vetëm aty. Romancierët, dramaturgët dhe poetët i shfrytëzojnë këto mite në krijimin e subjekteve të veprave, në konceptimin e konfliktit artistik, në krijimin e personazheve ose dhe thjesht si elemente të rrëfimit. Mitet e krishtera bëjnë pjesë në traditën kulturore dhe ideologjike të masës së gjerë, për rrjedhojë, ato mund të shërbejnë si modele të përhershme për të gjithë. Ndër personazhet e mitologjisë që kanë frymëzuar autorë të shumtë gjatë shekujve është Ifigjenia dhe Medea. Medea vazhdon të rikthehet në letërsinë dhe artin bashkëkohor me rilexime të shumta dhe të ndryshme herë mbi bazën e mitit origjinal, herë mbi bazën e tragjedisë së Euripidit, herë thjesht si jehonë në personazhe që mbajnë emrin e saj dhe disa tipare karakterizuese. Shkrimtari italian Korrado Alvaro (1895-1956) në dramën e tij “Nata e gjatë e Medeas” 1949, mbështetet kryesisht në veprën e Euripidit. Shkrimtarja gjermane Krista Ulf (1929-2011) në romanin “Medea. Zërat”, 1996, mbi bazën e mitit, na sjell një Medea ndryshe nga Euripidi; shkrimtarja ruse L. E. Ulickaja (1943-), në romanin “Medea dhe fëmijët e saj” (1996) dhe shkrimtarja shqiptare Brunilda Zllami, në romanin “Labirintet e Medeas” (1999), kanë bërë një zgjedhje jo të rastësishme për emrin e protagonisteve të tyre të shekullit XX.3. Trajtimi i miteve të historisë kombëtare. Shkrimtarët romantikë të shek. XIX krijuan vepra letrare me protagonistë heronj kombëtarë ose figura historike të popullit gjerman, francez, spanjoll, italian etj. Kujtojmë “Gëci i Berlihingenit”, “Egmonti” (Gëte), “Kromuelli”, “Hernani”, “Marion Dolermë” (Hygo), “Çajld Haroldi” (Bajroni) etj.Mitet e historisë kombëtare të kënduara nga romantikët vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e shkrimtarëve bashkëkohorë. Disa artistë, nën ndikimin e ideologjive dhe të kultit të kombit ose të përfshirë në debatin për marrëdhëniet e kulturës kombëtare me atë evropiane, kaluan në pozita të ngushta ksenofobe dhe krijuan vepra propagandistike pa vlera të vërteta. Në letërsinë moderne e bashkëkohore u individualizua një grup krijuesish që në përpjekje për zhvillimin e kulturës kombëtare në gjithë larminë dhe pasurinë e saj, rivlerësoi thesaret e artit popullor të vendeve të ndryshme, duke sjellë kryevepra. Në këtë drejtim futet shkrimtari shqiptar Sabri Godo me romanet e tij “Skënderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”.4. Letërsia fantastike-shkencore. Prirjet mitologjizuese të shoqërisë bashkëkohore i kanë shërbyer vazhdimisht letërsisë evropiane. Letërsia fantastike-shkencore është një nga drejtimet më të përhapura dhe më të suksesshme. E veçanta e kësaj letërsie qëndron në një konceptim të ri sinkretik të gjinive artistike: shkrimi ndërthuret me figurën, duke krijuar vepra shumë të pëlqyera nga fëmijët e të rinjtë. Mitet moderne shprehin veprimin e “hyjnive” të reja të epokës sonë, e cila është, sipas Niçes (1844-1900), perëndivrasëse. Natyrisht, Hajdegeri, (1889-1976) ka të drejtë kur tërheq vëmendjen për një interpretim të thellë të pohimit të Niçes: “Zoti vdiq” (“Kështu foli Zarathustra”, fq.13.). Askujt nuk duhet t’i shkojë mendja që Niçja na jep mësime ateizmi! Në të vërtetë, epoka jonë ka vrarë perënditë e vjetra dhe ato monoteiste, shoqëria jonë ka asgjësuar realitetin mbishqisor dhe ka hyrë në zbrazëtinë e hiçit.Për rrjedhojë, perënditë e reja të kohës sonë kanë natyrë dhe përmbajtje tjetër që shpjegohen me faktin e thjeshtë se perënditë e reja nuk e kanë Olimpin e tyre në qiell, por mbi tokë. Këto perëndi që kanë lindur në procesin e tjetërsimit të njeriut nga realiteti ekonomik dhe politik i shoqërisë së konsumit nuk janë më pak absurde, të gjithëpushtetshme se perënditë e vjetra. Kështu, mitet e reja plotësojnë atë që Mirçe Eliade (1907-1986), historian feje, antropolog, shkrimtar, filozof, orientalist, mitograf,  \23
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29