Page 253 - Demo
P. 253
Në krijimtarinë e Camajt bashkëjetojnë lënda mitike folklorike dhe lënda moderne bashkëkohore.Në të harmonizohen bota arkaike që sjell folklori dhe bota moderne. E vjetra dhe e reja shkrihen me njëra-tjetrën dhe duket sikur bota nuk ka fillim e fund, por bëhet një. Nëpërmjet fantazisë dhe gjuhës eliptike, Camaj arrin të krijojë një realitet të pakufizuar në kohë që më së shumti e sjell si imazh të vendlindjes.Kuptojmë tekstin 1. Cilat lloje letrare të krijimtarisë së Camajt dëshmuan njohjen e tij për traditën?2. Me cilat vepra nis marrëdhënia e ngushtë e tij me folklorin? Rendit dy prej tyre.3. Paraqit karakteristikat kryesore të mjedisit dhe të njerëzve në dy veprat e lartpërmendura.Mjedisi _________________________ Njerëzit _________________________4. A do të ndihet fryma e kulturës dhe e mendësisë popullore në krijimet e mëvonshme të M. Camaj? Cila është veçantia e Camajt në lidhje me elementet e traditës?5. Në dy prej krijimeve të tij, Camaj përfshin pjesë nga rapsodi të njohura arbëreshe, pa i ndryshuar ato.Cilat janë këto krijime? 6. Si e kanë ndërtuar jetesën e tyre shumica e personazheve në romanin “Karpa”? Ç’rol luan Kanuni në jetën e tyre?7. Në eposin e kreshnikëve dhe në përrallat popullore hasim dukurinë e shndërrimit. Në cilat nga veprat e tij dallohet ajo? Cili është qëllimi i shndërrimit të personazheve?Fjala dhe përdorimi i saj 8. Cilët janë treguesit gjuhësorë që e çojnë lexuesin te tradita e kombit të tij? Shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.9. Në cilin prej krijimeve të tij gjejmë formulën hyrëse, tipike për përrallat: “Ishte njëherë...”?10. Si i emërton Nika, personazhi i novelës “Pishtarët e natës”, orët dhe zanat? Përse i quan kështu? A hasen këto figura mitologjike në krijimtarinë tonë popullore?Analizojmë nëpërmjet shembujve 11. Si shpjegohet anomalia fizike e Vonit, personazh te romani “Karpa”? Përse mbahet sekret ajo?12. Ç'tipare u vesh autori personazheve Sose te “Rrathë” dhe Lejda te “Karpa”? 13. Krahasoni figurën e personazhit me emrin Katallan të veprës “Karpa” me Katallinin në krijimet popullore.Katallani në veprën e Camajt Katallani në krijimet populloreReflektim dhe vlerësim dijesh14. Argumentoni (duke iu referuar veprave konkrete) se Camaj është njohës i të drejtës zakonore, i traditës, i riteve dhe i mendësisë shqiptare.15. Çfarë simbolizojnë në veprën e autorit figura të tilla, si: breshka, korbi, pëllumbi, bualli, gjarpri dhe shqiponja?16. Çfarë qëndrimi kanë personazhet e veprave të Camajt ndaj qenieve mitologjike, të pranishme në veprën e tij?Detyrë1. Lexoni një prej krijimeve të Camajt dhe argumentoni, nëpërmjet detajeve dhe elementeve të veprës, pikëtakimet me krijimtarinë e traditës.S T U D I M T E K S T I 251

