Page 254 - Demo
P. 254


                                    Anë e kand “Lugun e Gjarpnit” guriI zjarmit e mblon mâ kuq se gaca1E çubzat e barit janë t’djegna, nuri,E dielli që rrah pingul prej s’naltit.Xhingalla për shkoza t’thata rrokëBërtet e bërtet e ndezet flakëE dy copash plas e bjen për tokëT’etshme si gëlqerja n’furr’ për ujë.Dielli n’at lugajë shlligat2 shpatuke T’gjitha i pat mbledhë me rrezet e veta Kur t’amën nji gjarpën ia vërbueke.T’amën që tash n’terr mbas shpine e mshef.Ai lug, ferri i toksave3 âsht sotE kur verës dalin me u nxé n’shullâ4Dheu me ta duket bashkë se lot e me rrâjë e krande aspak s’dallohen.Por dy tri herë n’gusht kqyrni si Dielli Gjakmarret për nanë mbas shpine n’terr Kqyrni5 nji rê shqipesh drejt nga qielli Tue zbritun si rrfé n’kthiellsi mbi tà. Lugu i GjarpnitTitulli i kësaj poezie përmban një nga simbolet më të shpeshta në krijimtarinë e Camajt. Në këtë poezi, poeti reflekton traditën mitike të figurës së gjarprit. Gjarpri është një kafshë për të cilën ka kulte në shumë kultura. Ai është një figurë shumë e rëndësishme edhe në mitologjinë shqiptare me prejardhje që nga ilirët. Një figurë polivalente nga ana kuptimore, gjarpri është parë si simbol mbrojtës i vatrës së shtëpisë, kryetar fisi ilir, personifikim i pjellshmërisë, simbol i mençurisë dhe i së keqes. Në qendër të kësaj poezie qëndron një konflikt i ashpër mes diellit dhe gjarprit, që mund të interpretohet si një luftë mes errësirës dhe dritës, mes të mirës dhe të keqes, qiellores dhe tokësores. Dielli do të hakmerret për nënën që e ka verbuar një gjarpër, duke lënë të nënkuptuar në këtë mënyrë se ai është gjithashtu gjarpër. (Në mitologjinë ilire dielli e ka origjinën nga gjarpërinjtë.) Kemi një luftë shumë të ashpër brenda llojit. Nga qielli, vijnë shqiponjat, të cilat sulmojnë egërsisht gjarpërinjtë që kanë dalë e lëvizin në lugun e tyre. Në poezi përshkruhet një skenë e egër lufte, e cila mbushet me gjak. Kemi një kundërvënie hapësinore, por edhe figurash metaforike-simbolike. Elementet e natyrës janë vënë përballë njëra-tjetrës. Te shqiptarët, gjarpri shënon edhe fuqinë e tokës dhe nëntokës, të dheut dhe ujit. 1 thëngjill i ndezur, shkëndijë, xixë.2 nepërkë.3 gjarpër.4 vend që e rreh dielli pothuajse gjithë ditën.5 shikoj me vëmendje.252
                                
   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258