Page 255 - Demo
P. 255


                                    Shqipet, si dy teha shpatash fletët, I ngrehin e kryet e çuem rrshqitsave për curra6 ua shkapesin7, me sqepa t’prehët; dy sýt mandej vendit jashtë ua nxjerrin.T’verbët e me krena t’çame shlligatPërplasen si zorra në prush mundueshëm E s’cofin pa lanun Dielli bigat8E malit n’Prandim i shfryem në zemër.N’muzg, aty nji bisht, mâ andej do gjak E heshtja zotnon si kudò mbas lufte. Por prap gjarpij t’rij nën dhé, n’jatak rriten të kërthnestë9 për gushta tjerë.6 shkëmb i lartë e i thepisur.7 përplas.8 diçka që mbaron me një degëzim më dysh.9 të përtërirë të zbukuruar.S T U D I M T E K S T I Kuptojmë tekstin 1. Gjarpri ka një simbolikë të dyfishtë në mitologjinë tonë. Cilat janë ato? Me ç’lloj simbolike shfaqet gjarpri në këtë poezi të Camajt?Simbolika e gjarprit në kulturën tonë: ___________________________________________Simbolika e gjarprit në këtë poezi: _____________________________________________2. Nuk ka të kundërta që të mos jenë të lidhura me njëra-tjetrën si një tërësi, kjo e bën të pashmangshme luftën midis tyre. Çfarë i lidh dhe çfarë i ndan gjarprin dhe diellin në këtë poezi? 3. A hakmerret Dielli ndaj gjarpërinjve? Në cilën mënyrë e realizon ai hakmarrjen e tij? Gjeni në tekst detaje që përvijojnë veprimet e Diellit ndaj gjarpërinjve.P.sh:E dielli që rrah pingul prej s’naltitXhingalla për shkoza t'thata rrokë.4. Në këtë poezi përshkruhet beteja e përgjakshme mes shqiponjave dhe gjarpërinjve.- Çfarë përfaqësojnë shqiponjat? Armiqësia mes tyre është diçka e re e sjellë në këtë poezi apo një konflikt i vjetër? - Si përfundon përleshja e përgjakshme mes tyre? Kush fiton? Çfarë nënteksti mbartin dy vargjet e fundit të poezisë?Analizojmë nëpërmjet shembujve 5. Vargu i katërt i strofës së katërt: T’amën që tash n’terr mbas shpine e mshef ngjan me vargun e dytë të strofës së pestë: gjakmerret për nanë mbas shpine n’terr, ku vërehet një inversion. Shpjegojeni pse poeti zgjedh këtë mjet artistik.6. Në dy vargjet e përmendura në pyetjen e mësipërme gjenden sinonimet “nanë” dhe “t’amën”. Shpjegoni funksionin e përdorimit të këtyre dy fjalëve. 253
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259